Çim Peka: 40% pa asnjë garanci në zgjedhje, arsyeja pse Rama nuk qeshte dot mbrëmë!

Çim Peka: 40% pa asnjë garanci në zgjedhje, arsyeja pse Rama nuk qeshte dot mbrëmë!

23:23, 16/05/2023
A+ Aa A-

Opozita ia doli në zgjedhjet e 14 Majit të marrë në rang kombëtar 40% të votave, edhe pse përballë kishte një pushtet të tërë që sillej me të gjithë elementët e një regjimi agresiv. 

Janë 500 mijë vota të cilat flasin qartë për një mbështetje që shkoi për koalicionin opozitar, por njëkohësisht është edhe një bazë e shëndoshë për proceset e ardhshme elektorale.  

Gazetari Çim Peka duke iu referuar asaj që prodhoi 14 Maji, shkruan në një postim në rrjetet sociale, se opozita mori 40% të votave duke mos patur asnjë garanci në zgjedhje dhe kur i mungoi jo vetëm vula e logoja, por edhe fondet e komisionerët.  

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse Edi Rama nuk qeshte dot në konferencën me gazetarët, sepse e di që me liderin e opozitës, Sali Berisha përballë, do ta ketë të vështirë. 

Postimi
40% pa asnjë garanci në zgjedhje! Sali Berisha pa parti, pa vulë, pa komisionerë, pa numërues, pa fonde, pa emër në fletën e votimit. Me një listë kandidatësh të lirë, me qindra miliona euro kundër, u fut në zgjedhje për një muaj dhe mori rreth 40% të votave mazhoritare në shkallë kombëtare. Ose më saktë, kaq i lanë. Basha, Alibeaj, Yuri Kim me vulë, komisioner, miliona euro nuk arriti dot të gjejë kandidatë dhe aty ku gjeti doli parti e katërt ose e pestë. Tani po këta dalin e thonë Sali Berisha dështoi! Kaq mjafton për të kuptuar pse Edi Rama nuk qeshte dot mbrëmë. E ka të qartë se me këtë njeri do ta ketë të vështirë. Kaq i la dhe Ramiz Alia me ndërkombëtarët në zgjedhjet e ‘91. Edhe atëherë i njëjti Preç i kërkonte dorëheqjen. Berisha qëndroi dhe mundi regjimin. Në fund të gjithë ju bashkuan. Edhe “Preçët” e djeshëm e “Gjekmarkajt” e sotëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco