VIDEO/ Lela: Jemi ne republikën e dosjes 184 dhe 339 dhe na japin edhe leksione si është demokracia

19:58, 16/05/2023
A+ Aa A-

Drejtori i Medias në Partinë Demokratike, Alfred Lela duke analizuar në SYRI TV situatën paszgjedhore është shprehur se, këtu kemi zyrtarë që duhej të ishin në burg, por dalin dhe japin mend.

Duke folur në ‘Orën 19’, përballë moderatores Armela Ferko, Lela u shpreh se Edi Rama e ka shfaqur hapur vullnetin e lig të tij.

‘Jemi ne republikën e dosjes 184 dhe 339 dhe personazhet e asaj dosje janë ministra, zv/kryeministri, funksionarë të lartë, drejtorë e me radhë dhe lëvizin prej shumë vitesh, krenar dhe madje japin edhe leksione se si votohet, si fitohet, si është demokracia.

Ndërkohë që kemi dirigjimin e një arrestimi të Fredi Belerit, që e shpalli Edi Rama pak para mesnatës së të enjtes dhe 2-3 orë në mesnatë u arrestua.

Vullneti i lig për të bërë gjëra haptasi, faqe publikut, për të thënë se nuk kam frikë, e ushtroi këtë brutalitet, dhe nuk kam frikë as nga sedra publike, etika publike, as nga një dënim moral, kjo më lë pa fjalë dhe më cyt të vendos fjalë edhe ndonjëherë jo të këndshme në rrjetet sociale dhe për të shprehur zemërimin si qytetar.

Desh ju vu opozitës damka që i vjedh zgjedhjet dhe ndërkohë që shohim një gjë tjetër’, tha ndër të tjera Alfred Lela në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco