VIDEO/ Celibashi: Nëse mbyllet sot numërimi, partitë mund të ankimojnë rezultatin

18:06, 15/05/2023
A+ Aa A-

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se nëse gjithçka shkon si duhet me procesin e numërimit, duke nisur nga nesër partitë politike mund të bëjnë ankimimin për rezultatin.

‘Nëse përfundon numërimi sot dhe të bëhet tabulimi i rezultateve, duke nisur nga nesër çdo subjekt zgjedhor ka të drejtë të paraqesë ankim në KQZ dhe KAS është organi që do i shqyrtojë’, tha Celibashi.

Deri tani kanë njoftuar se do të ankimojnë rezultatin Arjan Hoxha në Kavajë, Indrit Hoxha në Vorë dhe Lefter Maliqi në Kuçovë, të tre kandidatë nga Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco