Rezultat historik/ Fredi Beleri fiton Himarën, shpërthejnë lotët dhe festa

Rezultat historik/ Fredi Beleri fiton Himarën, shpërthejnë lotët dhe festa

10:09, 15/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri fiton Himarën! Rezultati është vendosur pas numërimit të kutisë së fundit.

Kandidati i burgosur i opozitës mori avantazhin vetëm në kutitë e fundit. Pas numërimit të kutisë së fundit, ka nisur festa në Himarë.

Numërimi i votave është ndjekur me interes të lartë edhe nga mediat në Greqi.

Beleri u arrestua me akuzën e shitblerjes së votave, një akuzë e cila u vlerësua nga opozita si e stisur për qëllime politike.

Fredi Beleri kandidonte përballë socialistit Jorgo Goro, i cili u largua nga qendra e numërimit pa u prononcuar për mediat. Ishte një garë kokë më kokë dhe duket se kutia e fundit i dha fitoren Belerit, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave.

Ndërkohë mbështetësit e tij, që kanë qenë numërues apo vëzhgues, kanë shpërthyer në lot gëzimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi15/05/2023 10:22

Zgjedhjet n himare do perseriten

Shto koment

Denonco