Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro

Luçiano Boçi: Rezultati në Elbasan mbart një numër elementësh të kontestueshëm

Luçiano Boçi: Rezultati në Elbasan mbart një numër elementësh të kontestueshëm

00:04, 15/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës në Elbasan, Luçiano Boçi ka reaguar pas publikimit të rezultatin paraprak elektronik. 

Boçi shprehet se rezultati i bërë publik nga KQZ mbart një numër elementësh të kontestueshëm. 

Në një postim në rrjetet sociale Boçi thekson se se në vendin tonë është instaluar e keqja tashmë, duke shtuar se njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari me të. 

Gjithashtu, kandidati demokrat ka falenderuar qytetarët, banorët e bashkisë Elbasan të cilët dolën në votime dhe e mbështetën atë. 

"Me mirënjohje dua të falenderoj të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë së Elbasanit që dolën sot për të votuar. Dua të falenderoj të gjithë ata që më besuan dhe më mbështetën me pasionin për ndryshimin. Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt me të cilët ndamë këtë rrugëtim të vështirë, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas. Rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm, që media i dëshmoi dhe konfirmoi në Elbasan përgjatë kësaj dite. E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod. Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari më të!", u shpreh kandidati demokrat. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco