Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro

VIDEO/ Berisha: Atentati i dështuar ndaj Salvator Kaçit është vepër kryekëput e Edi Ramës dhe Pjerin Ndreut

21:57, 14/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat së bashku me Salvador Kaçin, i cili mbrëmjen e sotme i shpëtoi një atentati mafioz. Berisha u shpreh se ideator i këtij sulmi mafioz është Edi Rama dhe Pjerin Ndreu.

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës së tij tha se, incidente të rënda kanë ndodhur ditët e fundit në Lezhë dhe policia nuk ka bërë asgjë, por ka qëndruar indiferente.

Fjala  e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Fushata elektorale është karakterizuar nga akte dhune, terrori, të papara ndaj përfaqësuesve, zyrtarëve, deputetëve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ të PD. Ne kemi ndjekur një linjë duke regjistruar çdo akt terrori, çdo akt, çdo përpjekje për blerje masive të votave, të proporcioneve të paimagjinueshme, gjer në oferta sot në mëngjes thuaj sa don euro për votën.

Por këto sigurisht janë të dokumentuara dhe evidentuara dhe për këto ne kemi informuar rregullisht vëzhguesit ndërkombëtarë. Kemi informuar KQZ-në, kemi informuar organet.

Por sot unë dola pra jush për një rast kriminal të jashtëzakonshëm, ku Salvador Kaçajt, një nga eksponentët kryesorë të PD në Lezhë, ish-kryetar i komunës Shëngjin, një njeri me reputacion kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e sportit, e kanë ndjekur dy makina pa targa ku ai ka qenë bashkë me djalin e vet, me shoferin.

Persona të maskuar, të armatosur, kanë dalë nga makina dhe janë bërë gati të qëllojnë mbi ta. Shoferi i Salvadorit një ish-gardist i sprovuar ka arritur të manovrojë me makinë dhe ti bëjë të pasigurtë në kryerjen e atentatit të tyre. Ata e kanë ndjekur mbrapa me armë në dorë me qëllim që ti vrisnin, nuk kanë arritur, por të gjitha këto janë të fimuara.

Mund të ju them ju që dje dhe pardje, bandat e Pjerin Ndreut kanë terrorizuar zonë pas zone rrethin e Lezhës. Dhe e kanë bërë këtë akt, i kemi dhe të filmuar, nën shoqërinë e policisë, e cila u kalonte afër dhe as që ju thoshte. Përkundrazi krijonte përshtypjen tek banorët se ajo po bënte sigurimin e banditëve.

Pra kjo ka qenë situata në Lezhë që kulmoi me përpjekjen për eliminimin fizik të Salvadorit dhe djalit të tij i cili është shtetas amerikan dhe ka ardhur për të votuar me familjen e vet.

Ky akt kriminal, ky atentat i dështuar ndaj Salvador Kaçaj, është vepër kryekëput e Edi Ramës dhe Pjerin Ndreut. Edi Rama siç e dini, u mor personalisht me Salvadorin në fjalimin e tij në Lezhë, në një kur Salvadori përveç mbështetjes së kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ të doktor Pashk Gjonit ka zbatuar në të gjithë jetën e tij, rregullat, ligjet elektorale dhe nuk ka lënë kurrë ndonjëherë një veprim të paligjshëm.

Por mbështetja për Pashk Gjoni nga Salvatori ka kërcënuar zgjedhjen e banditit Pjerin Ndreu dhe kanë krijuar bashkë me Ramën një mënyrë për ekzekutimin e tij bashkë me djalin në makinë.

Ky akt është një krim i shëmtuar, personalisht i Edi Ramës dhe Pjerin Ndreut, me të cilin ata kanë synuar me çdo kusht dhe çdo çmim të ndryshojnë rezultatin në Lezhë nëpërmjet një akti të tillë dhe natyrisht eliminojnë fizikisht një kundërshtar të shpallur nga Edi Rama si njeri të rrezikshëm për rezultatin e tij në Lezhë.

Unë dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt. Sigurisht që ky është akt kulmor në terrorin ndaj drejtuesve të PD, por raste të tjera me kërcënime të forta dhe të egra ekzistojnë dhe ne do i bëjmë publike në kohërat që vijnë.

Mendova që Salvadori të ishte këtu sot para jush, për të ua shpjeguar këtë atentat të dështuar ndaj tij.

Theksoj se të gjitha këto akte dhune të bandave janë përcjellë me indiferencë të plotë ose mbështetje nga policia.

Salvatori ka bërë denoncimi dhe janë marrë edhe kamerat ku duket qartë gjithçka, unë ju thashë ju dhe gjithçka Salvadori do ju tregojë.

Edhe njëherë dënoj këtë vepër kriminale të Edi Ramës, këtë përpjekje të për të eliminuar një personalitet të shquar, jo vetëm për Lezhën, por edhe për vendin. Salvador Kaçaj është një emër në fushën e sporteve, por edhe një njeri që e transformoi në mënyrë rrënjësore Shëngjinin, e bëri atë me përkushtimin e tij, një nga vendet turistike më të preferuara.

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco