VIDEO/ Profesori Mema: Vota e diasporës e paparashikueshme, shqiptarët duhet të votojnë kudo që janë

18:55, 14/05/2023
A+ Aa A-

Në një lidhje me Skype, në emisionin “Task Forcë” në Syri Tv, profesori, Medlir Mema ka komentuar ecurinë e zgjedhjeve në Shqipëri dhe i bën thirrje qeverisë të zgjerojë të drejtën e votës, që edhe diaspora të ketë mundësinë të votojë.

Fakti që në vitin 2023 flasim për akte jo të ligjshme dhe pastaj flasim për  justifikimin e këtyre akteve, është shumë problematike.

Nga ana jonë si diasporë, dhe për mua që studioj Shkenca Politike, është shumë shkurajuese.

Për shkak të emigracionit dhe politikës shtetërore të dekadës së fundit, aktualisht 60 % e popullsisë, e cila voton, është e paarsimuar.

Nga një popullsi e tillë e cila është e paarsimuar dhe e paushqyer në aspektin intelektual dhe edukativ, atëherë është më e lehtë të përçash dhe ti manipulosh.

Vota e diasporës nuk i intereson, pasi është e pamundur të votohet, ndërkohë, në Turqi çdo turk që është jashtë vendit, mund të votojë.

Vota e diasporës është e paparashikueshme, prandaj zgjidhja e këtij ngërçi social, ekonomik dhe politik,  është zgjidhja e dhe zgjerimi i të drejtës së votës, ku të kenë mundësinë të votojnë kudo që janë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco