‘Refuzojmë të ulim kokën’- Piro Dhima reagon për arrestimin e Fredi Belerit

‘Refuzojmë të ulim kokën’- Piro Dhima reagon për arrestimin e Fredi Belerit

18:51, 14/05/2023
A+ Aa A-

Peshëngritësi shqiptar Pirro Dhima i cili jeton në Greqi ka reaguar pas arrestimit të Fredi Belerit 2 ditë më parë në Himarë nën akuzën e shitblerjes së votave.

Dhima u është bashkuar zërave në mbështetje të kandidatit për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri që u arrestua për blerje votash.

Përmes një postimi në Twitter, Dhima i është bashkuar zërave në mbështetje të Belerit të cilin e inkurajon të mos e ulë kokën përballë sjelljeve që dëmtojnë demokracinë.

 ‘Disa prej nesh patën fatin e rëndë dhe të errët të rritjes nga frika e pasojave të fjalës së lirë dhe nën shkeljen e vazhdueshme të të drejtave tona. Sot, ne refuzojmë të ulim kokën ndaj sjelljeve që dëmtojnë demokracinë dhe dëmtojnë shtetin e së drejtës. #Beleri’ shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco