Kryeministri grek i dërgon sërish mesazh Ramës: Ajo që ndodhi me Belerin është e papranueshme, pasoja për Shqipërinë

Kryeministri grek i dërgon sërish mesazh Ramës: Ajo që ndodhi me Belerin është e papranueshme, pasoja për Shqipërinë

16:23, 14/05/2023
A+ Aa A-

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një tjetër mesazh të rreptë dhe të qartë qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës për çështjen e Fredi Belerit.

Gjatë një konference për mediat përpara zgjedhjeve, ai tha se "nuk do të pranojë një sjellje të tillë në kurriz të pakicës etnike greke”, duke vënë në dukje se do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por edhe në rrjedhën e vendit tonë për anëtarësimin e tij në BE.

“Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme ajo që ka ndodhur me Fredi Belerin. Shkova në Himarë, isha kryeministri i parë që vizitova rajonin dhe u zotova se Greqia do të mbetet gjithmonë ndihmëse e pakicës etnike greke. Këtë ia kam bërë të qartë kryeministrit shqiptar”, tha fillimisht Kyriakos Mitsotakis.

Image

Kryeministri grek i dërgon sërish mesazh Ramës: Ajo që “Shqipëria duhet ta dijë shumë mirë se nëse një politikë e tillë do të vazhdojë, do të ndikojë në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në rrugën e saj drejt BE-së.Nuk do të pranoj qëndrime të tilla në kurriz të pakicës, sidomos 48 orë para zgjedhjeve. Do të ketë efekte të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe në rrugën e saj drejt BE-së, të cilën ne kishim deklaruar se do ta mbështesim”, shtoi kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco