Pajisjet e Identifikimit Elektronik jashtë funksionit/ Gazetari: Celibashi të kallëzojë veten në SPAK!

Pajisjet e Identifikimit Elektronik jashtë funksionit/ Gazetari: Celibashi të kallëzojë veten në SPAK!

11:21, 14/05/2023
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri, në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi duhet të kallëzojë veten në SPAK pasi shkoi të votonte dhe nuk arriti të kuptonte pse nuk punonte Pajisja e Identifikimit Elektronike.

Sipas Tomorrit, Celibashi dhe stafi i tij kanë bërë dhjetra milionë euro tendera për këto pajisje elektronike, të gjitha me negocim të drejtpërdrejtë dhe pa dhënë hesap askund.

POSTIMI I PLOTE:

Ilirjan Celibashi, pasi shkoi të votonte dhe nuk arriti dot sepse nuk punonte pajisja, duhet të shkonte në SPAK dhe të kallëzonte penalisht kryetarin e KQZ-së.

Këto janë zgjedhjet më të shtrenjta në historinë e Shqipërisë. Zoti Celibashi dhe stafi i tij kanë bërë dhjetëra milionë euro tendera për këto pajisjet elektronike. Të gjitha me negocim të drejtpërdrejtë dhe pa dhënë hesap askund.

Nuk pati kohë KQZ të testonte pajisjet? Apo u bë qëllimisht kjo punë për të demotivuar njerëzit që të votojnë?

Këtë duhet ta gjejë SPAK-u pasi zoti Celibashi të shkojë të kallëzojë veten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco