Pajisjet me defekt bllokojnë votimin, Shehu i bën thirrje KQZ dhe zgjedhësve: Mos u largoni pa votuar!

Pajisjet me defekt bllokojnë votimin, Shehu i bën thirrje KQZ dhe zgjedhësve: Mos u largoni pa votuar!

09:21, 14/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka ngritur zërin sot lidhur me një fenomen sabotues të procesit të votimit: mosfunksionimi i pajisjeve elektronike të identifikimit po i detyron votuesit të largohen pa votuar. Ndaj ai i ka bërë thirrje qytetarëve, një lutje publike, që të mos largohen pa votuar.

“Po dëmtohet në Memaliaj procesi i votimit, edhe në Dropull, duke i përzënë votuesit, - njoftoi Shehu në Fb. - Pajisjet teknike nuk funksionojnë në Levan, Kalivaç, Maricaj dhe në tri qendra në qytetet e Memaliajt si dhe ne Pogon, Catiste, Goranxi të Dropullit!  Nuk ka asnjë asistencë teknike! Kërkohet të pritet tri orë përpara se të ndryshojë mënyra e identifikimit të votuesve. Kohë e mjaftueshme kjo për “të përzënë” votuesit që po presin!

I bëj thirrje KQZ të vendosë menjëherë normalitetin në votim! I bëj thirrje votuesve të nderuar të qëndrojnë për të votuar, të mos largohen pa votuar! Kjo është në interesin e tyre, të Memaliajt, Dropullit, të të gjithëve e kudo!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco