Media amerikane ‘godet’ Ramën: Kredencialet demokratike në rrezik

Media amerikane ‘godet’ Ramën: Kredencialet demokratike në rrezik

08:40, 14/05/2023
A+ Aa A-

Rrjeti televiziv më i madh dhe më i rëndësishëm në SHBA, Fox News, publikoi një analizë në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri.

Gazetari Chris Massaro shkruan se kredencialet demokratike të Shqipërisë janë në rrezik, ndërsa akuzon administratën e Joe Biden se nuk shqetësohet për situatën në vendin tonë.

“Ndërsa shqiptarët shkojnë në kutitë e votimit më 14 maj në zgjedhjet lokale në një rajon që shumë ekspertë dhe politikë-bërës e konsiderojnë si një fuçi baruti në rajonin e trazuar të Ballkanit të Evropës, kritikët shqetësohen se administrata Biden është tërhequr nga vendi ish-komunist.

Ndërkohë që kredencialet demokratike të Shqipërisë vihen në dyshim seriozisht, kombi i vogël ballkanik, një nga më të varfrit e Evropës, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në synimet e politikës së jashtme të SHBA-së gjatë viteve. Shqipëria, dikur një vend marksist autoritar me marrëdhënie të hidhura me SHBA-në gjatë Luftës së Ftohtë, tani është një nga vendet më pro-SHBA-së, nga  vende në Evropë dhe ka një komunitet të madh të diasporës në Shtetet e Bashkuara. Por vëmendja që merr Shqipëria nga Presidenti Biden dhe politikbërësit perëndimorë është pak për një vend që lufton të konsolidojë demokracinë e tij,” thuhet në analizën e Fox News.

Për rrjetin amerikan ka folur Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA dhe OKB.

“Historikisht, ishin Shtetet e Bashkuara që kanë treguar lidership në Ballkan dhe kanë gërshetuar pjesën tjetër të Evropës drejt zgjidhjes së konflikteve të rajonit dhe vendosjes së arkitekturës aktuale politike dhe të sigurisë në rajon. Ky ishte veçanërisht rasti gjatë administratave të Clinton dhe Bush. Megjithatë, fokusi u zhvendos gjatë administratave të Obamës dhe Trump, duke i dhënë hapësirë interesave të veçanta për të nxitur projekte të reja të rrezikshme të ankoruara mbi autokratë si kryeministri Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, si p.sh. si nisma e Ballkanit të Hapur,” tha Nesho.

"Megjithëse Shqipëria ka zgjedhje konkurruese, zgjedhjet shpesh njollosen nga korrupsioni dhe akuzat për blerje votash, gjë që shqetëson shumë vëzhgues ndërkombëtarë të zgjedhjeve. Shumë nga rastet e blerjes dhe manipulimit të votave përfshijnë Partinë Socialiste të Ramës. Një shembull i dukshëm është ai që tregon shefin e një rajoni policie që mobilizon të gjithë forcën për të bllokuar autobusët e ngarkuar me mbështetës të opozitës, një shembull i qartë i shtypjes dhe frikësimit të votuesve. Akuzat për korrupsion elektoral nuk janë të reja në Shqipëri dhe është një tipar i përhapur i zgjedhjeve ndër vite," thekson Fox News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli14/05/2023 09:40

Po çkeni me ramen o njerez ai eshte krenar qe Shqiperia ulet e barabarte dhe me dinjitet ne tryezat e medha si OSBE ,KS I OKB ,pozicione qe jane me rotacion dhe te paracakuara por qe ky KM jon i quan arritje , ama tr organizoje zgjedhje te barabarta , te lira edhe te ndershme e ka bezdi ... dhe e quan si çeshtje tallavaje.

Shto koment

Denonco