Thirrja e Belind Këlliçit: Dilni e votoni masivisht, sot është dita e ndryshimit

Thirrja e Belind Këlliçit: Dilni e votoni masivisht, sot është dita e ndryshimit

08:37, 14/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, dha një mesazh për mediat pasi votoi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive, duke theksuar se sot është dita e ndryshimit.

MESAZHI I PLOTE

Sapo kreva detyrën time si qytetar, votova. Ftoj gjithë qytetarët e Tiranes që të shkojnë në qendrat e tyre te votimit për të kryer detyrën e tyre si qytetar, për të votuar.

Ftoj të gjithë të rinjtë, të gjithë ata mijëra e mijëra qytetarë që në keto 5 muaj kam takuar duke shtrënguar duart, duke i parë në sy dhe duke folur për ndryshimin. Sot është dita e madhe, sot është 14 maji që kemi pritur aq shumë që të gjithe.  Është dita ku keni në dorë fatet e këtij qyteti dhe ndryshimin e keni vetë në duar,  ndaj e kam edhe një apel për rininë, për atë që kam thënë, për naçut e Tiranës, për të gjjthë ata që e kuptojnë çfarë po u them, për të gjithë vajzat e djemtë që kanë një moment që mendojnë të ikin nga ky qytet, që e kanë më të lehtë për të menduar të marrin 1 kamion për të ikur, apo të marrin gomonet për të ikur, iu them: JO. 

Hajdeni votoni, hajdeni ndryshoni të ardhmen e qytetit tonë. Për gjithë këto punë të pabëra, pë abuzimet që keni parë këto 8 vite, për shpresat e shuara, për gjithë ata qytetarë që janë larguar, dilni votoni.

Mos harroni, askush nuk j'ua kontrollon dot voton, as Belind Kelliçi, as Erion Veliaj. 
Ftoj gjithë qytetarët të vijnë ne qendrat e votimit, të shkojnë në dhomat e fshehta, të voyojnë me ndergjegjje të pastër, të votojnë me ndergjegjje të pastër, të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, të votojnë për të ardhmen e familjarëve të tyre pë 4 vitet e ardhshme.

Unë e kreva detyrën time, tani do shkoj ne seline qendrore të PD. 

Jam duke marrë informacione nga gjithë qendrat e votimit në Tiranë.
Deri tani përpo disa incidenteve të vogla teknike, procesi është duke shkuar normalisht. I bëj thirrje edhe njëherë qytetarëve, dilni votoni masivisht. 

Sot është ditë feste për gjithë ata që më kanë pyetur këto muaj kur vjen duta e ndryshimit.

Sot është dita e ndryshimit, 14 maji, dilni e votoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco