VIDEO/ ‘Peleshi shkel heshtjen zgjedhore’, Blushi: Ministri me deputetët vijojnë fushatën

16:17, 13/05/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook ka denoncuar se ministri Niko Peleshi ka shkelur heshtjen zgjedhore duke vazhduar fushatën në Korçë.

Blushi u shpreh se ministri u kap në flagrancë duke vijuar fushatën elektorale për kandidatin e ‘Rilindjes’ në Korçë, Sotiraq Filo.

Ai publikoi një video ku sipas tij duken Peleshi, deputetë të ‘Rilindjes’, drejtuesit vendorë të PS dhe qytetarë të thirrur në aktivitet nën presionin për vendet e punës!

Reagimi i Tedi Blushit:

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi kapet në flagrancë duke vazhduar sot fushatën elektorale, në shkelje të ligjit, për kandidatin e ‘Rilindjes’ në Korçë, Sotiraq Filo!

Këto janë pamjet pas takimit të zhvilluar sot ku qartësisht dallohet Peleshi, deputetë të ‘Rilindjes’, drejtuesit vendorë të PS dhe qytetarë të thirrur në aktivitet nën presionin për vendet e punës!

Duke dënuar me ashpërsi këtë dhunim flagrant të ligjit bëjmë thirrje për dënimin shembullor të këtij rasti! Ftojmë organizatat ndërkombëtare të vëzhgimit të procesit elektoral të reagojnë me forcë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco