‘Vendim skandaloz’/ Ministria e Jashtme greke reagon pas lënies në burg të Fredi Belerit

‘Vendim skandaloz’/ Ministria e Jashtme greke reagon pas lënies në burg të Fredi Belerit

16:12, 13/05/2023
A+ Aa A-

Pas vendimit të gjykatës së Vlorës për lënien në burg të kandidatit të koalicionit ‘ Bashkë Fitojmë’ në Himarë, Fredi Beleri, Ministria e Jashtme greke ka reaguar, duke e quajtur lënien në burg të tij si akt skandaloz.

Në deklaratën e publikuar ministria greke e cilëson arrestimin e Belerit si një veprim që nuk i takon shtetit të së drejtës dhe që sjell përmbysjen e rregullave të barazisë në zgjedhjet lokale në Himarë.

Sipas deklaratës vendi nuk po ndjek rrugën evropiane dhe se ky vendim do ketë impakt negativ në marrëdhëniet e bashkimit europian me Shqipërinë.

 ‘Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës është skandaloz. Arrestimi i kandidatit për bashkinë e Himarës dy ditë përpara zgjedhjeve,nuk tregon shtet të së drejtës.

 Vendimi për burgosjen e kandidatit për kryetar bashkie, sjell përmbysjen e rregullave të barazisë në zgjedhjet lokale në Himarë,e cila është një qendër e rëndësishme e minoritetit etnik grek në Shqipëri.

Një vendim ky që do të ketë impakt negativ në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht për rrugën europiane të Shqipërisë është qëndrimi konstant i shteteve që aderojnë për anëtarësim, në rregullat europiane dhe në shtetin e së drejtës.

Vendime si i sotmi shkelin rregullat e mësipërme dhe tregojnë në realitet Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane,’ shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco