SYRI TV/ Maliq, investimi i rrugës lihet rrugës në Zvirinë, banorët: Na shembën muret rrethues

13:10, 13/05/2023
A+ Aa A-

Investimi për rehabilitimin e rrugës së fshatit Zvirinë në Maliq, duket se është lënë rrugëve. Banorët ankohen se trotuaret, rrugët lidhëse, rindërtimi i mureve rrethues të banesave apo dhe ndriçimi i rrugës së re, nuk është kryer ende nga investimi i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Nga SYRI TV

Rehabilitimi i rrugës së fshatit Zvirinë, i kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duket se nuk është përfunduar. Të paktën kështu pretendojnë banorët e këtij fshati, të cilët thonë se projekti ka mbetur pa u mbyllur.

Banorët pretendojnë se për zgjerimin e rrugës së fshatit, i cili bën pjesë në 100 Fshatrat Turistikë të vendit, janë prishur dhe disa avlli apo mure rrethuese të banesave të këtij fshati, duke ngritur dyshime se shembjet kanë ndodhur sipas përkatësive politike.

Banorët e këtij fshati kërkojnë përfundimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës, duke përfshirë shtrimin e trotuareve, rrugëve hyrëse dhe dalëse në rrugën kryesore si dhe vendosjen e sinjalistikës, e cila deri në këtë fazë të punimeve mungon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco