Kathimerini: Trukimi parazgjedhor i Ramës shkakton krizë me Greqinë

Kathimerini: Trukimi parazgjedhor i Ramës shkakton krizë me Greqinë

10:56, 13/05/2023
A+ Aa A-

Gazeta e njohur greke, Kathimerini, shkruan sot se arrestimi i Fredi Belerit është një truk parazgjedhor i Edi Ramës, që ka zhytur në krizë marrëdhëniet mes dy vendeve

Kathimerini

Arrestimi i kandidatit për kryebashkiak të Himarës, minoritarit grek Fredi Beleri, dy ditë përpara zgjedhjeve lokale në vendin fqinj, ka shkaktuar një krizë në marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës.

Arrestimi shihet në Athinë si pjesë e trukimeve të brendshme parazgjedhore të qeverisë së Edi Ramës.

Kryeministri Qirjako Micotaqis i dërgoi një mesazh Tiranës të premten, se nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Europian, duhet të sigurojë zgjedhje të lira lokale dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur.

Duke folur në mediat sociale, Micotaqis theksoi qëndrimin e vendosur të Greqisë dhe BE-së, duke thënë se: “Shqipëria duhet të kuptojë se Greqia dhe BE-ja nuk do të pranojnë asnjë kompromis për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit etnik grek”.

Ai tha gjithashtu se kishte kontaktuar me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në lidhje me ndalimin e Belerit.

Gjatë vizitës së tij në ishullin lindor të Lesbosit në Egje, kryeministri grek përsëriti qëndrimin e tij, duke thënë se ‘nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Europian, ajo ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të lirojë ata që janë burgosur, në mënyrë që të marrin pjesë në procesin zgjedhor’.

Beleri u arrestua nga forcat speciale të policisë shqiptare pak pas mesnate me akuzën e blerjes së votave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco