Shembja e godinave 50-vjeçare/ Veliaj finalizon tenderin përpara zgjedhjeve

Shembja e godinave 50-vjeçare/ Veliaj finalizon tenderin përpara zgjedhjeve

10:22, 13/05/2023
A+ Aa A-

Boldnews.al

Tri ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, Bashkia e Tiranës ka finalizuar tenderin për shembjen e godinave arsimore mbi 50-vjeçare në kryeqytet. Tenderi është një kamuflim për godinat e tjera, pasi fillimisht Veliaj do të vlerësojë shkollat dhe më pas të gjitha godinat, për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave në zonat më të lakmuara të Tiranës.

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, kryetari aktual i bashkisë ka dhënë urdhër për finalizimin e kësaj procedure sa më parë, madje në ditët para zgjedhjeve, ku vëmendja e të gjithëve do të jetë të kutia e votimeve apo të akuzave të kandidatëve për blerje votash. Kjo me qëllim lënien në harresë të kësaj procedure, e cila është kundërshtuar nga banorë që jetojnë në të tilla pallate, të cilët kanë frikë se në trojet e godinave do të ndërtohen pallate shumë katëshe nga oligarkët, ku banorët aktuale nuk do të marrin as metrat katrorë që kanë aktualisht.

Fillimisht, specialisti Lali Eri filloi me tenderin e objekteve arsimore, por në dokumentet shoqëruese shkruan se “do vlerësohen të gjitha objektet e tjera”. Ka dyshime të mëdha se Lali Eri po bashkëpunon tepër ngushtë me disa biznesmenë të mëdhenj që, edhe nëse humbet zgjedhjet, të japë leje ndërtimi në trojet e këtyre pallateve deri në kalimin e stafetës.

ImageImage

Dokumenti më sipër është shpallja e fituesit e tenderit të ekspertizës për objektet arsimore. Lexoni me vëmendje datën e shpalljes, e cila është 11 maj 2023. Pra, vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Lexojmë rreshtat më poshtë ku gjejmë se dokumenti i kësaj date i është drejtuar firmës “ATELIER 4” shpk  & “SEED CONSULTING” shpk. Pra, i firmës që qëndron afër mazhorancës dhe që ka fituar tenderët e projekteve të miratuara nga Kryeministria apo Bashkia e Tiranës.

Mësohet se tenderi është me procedurën “shërbim konsulence”, marrëveshje kuadër me disa operatorë ekonomikë, me kushte të papërcaktuara. “Përshkrimi i shkurtër i kontratës është studim-projektim ‘vlerësimi i objekteve arsimore mbi 50 vjeçare’” thuhet në dokumente, teksa fondi i kësaj procedure është 41.666.666 lekë pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 12 muaj kalendarikë. Në procedurë morën pjesën 22 firma me ofertat e tyre, nga të cilat 5 u s’kualifikuan. Fitues u shpall “ATELIER 4” shpk & ”SEED CONSULTING”, me një vlerë të ofruar prej 41.666.660 lekë pa TVSH, teksa morën 92 pikë në total.

Image

BoldNews.al shfletoi dokumentet shoqëruese të këtij tenderi, i cili kishte si objekt vlerësimin e objekteve arsimore mbi 50-vjeçare. Dhe këtu del qartë plani i Veliajt, i eprorit të tij direkt Edi Rama dhe biznesmenëve që qëndrojnë pas tyre.

“Operatori ekonomik i cili do të kryejë shërbimin për realizimin e ekspertizave të thelluara…, do të kryejë akt-ekspertizën e thelluar duke ndjekur strukturën sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.26, datë 15.01.2020 ‘Për kryerjen e akt-ekspertizës së thelluar në ndërtesat e dëmtuara’ kjo mbështetur në ligjin nr.3/2020, në nenin ‘neni 4/1’” thuhet në dokumente. Në këtë nen shkruhet se “të gjitha objektet, të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, i nënshtrohen procesit të auditimit teknik. Rregullat për mënyrën se si do të zbatohet auditimi dhe cilat do të jenë subjektet që do ta kryejnë atë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Me ‘auditim teknik’ kuptohet akt-ekspertiza e thelluar që vlerëson gjendjen teknike të një objekti dhe kapacitetet e tij mbajtëse”, thuhet në këtë dokument.

Pra, përveç objekteve arsimore, të gjitha godinat e tjera do të vlerësohen dhe në “dorë” të një firme private do të vendoset nëse do të prishen apo jo. Po banorët çfarë përfitojnë?! Natyrisht deri më tani, askush, qoftë nga qeveria apo Bashkia e Tiranës, nuk ka specifikuar se çfarë do të përfitojnë. Nuk ka një VKM të qartë, s’ka rregullore apo ligj sesa metra do të marrin këta banorë. Dhe, deri sa të ndërtohen këto pallate, ku do të qëndrojnë. E gjitha kjo procedurë po bëhet për zonat më të mirë në Tiranë për ndërtime, të cilat pritet të prishen dhe në trojet e tyre do ndërtohen kulla apo komplekse shumëkatëshe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco