Meta: Beleri do të hyjë në histori si një kandidat që e mundi Edi Ramën nga burgu

Meta: Beleri do të hyjë në histori si një kandidat që e mundi Edi Ramën nga burgu

22:26, 12/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në vend ku PS dhe pushteti po bëjnë të gjithë gjërat antidemokratike për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve.

Meta është shprehur se zoti Beleri do të hyjë në histori si një kandidat që e mundi Edi Ramën nga burgu.

"Për blerje votash ka ndodh arrestimi tani i qytetarëve të Dibrës dhe përshëndes kandidatin  tonë zotin Ismail. Dhe për fat ka vajtur prokuroria dhe policia sepse situata mund të shkonte ndryshe. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të arrestohet një kandidat dy ditë para zgjedhje. Para 10 ditësh Edi Rama ishte në Himarë, hungërinte dhe gjoja imitonte këtë kandidatin tonë sepse nuk i ishte përgjigjur komuniteti. Pak ditë më pas u krijua një zhurmë e madhe mediatike, ishte gjithçka e sponsorizuar nga Edi Rama.

Ky ka vetëm një qëllim grabitjen e pronave të qytetarëve. Në Sarandë ai nuk ekziston. Del i treti. Kandidati i pavarur do të dalë i dyti se është i socialistëve ai dhe kandidati i rilindjes do të dalë i treti. Mafia e grabitjes së tokave kërkojnë ta kenë nën zotërimin e tyre, dhe një kryetar bashkie me integritet do të mbronte qytetarët dhe pronat e tyre.

Zoti Rama ka bërë një autogol shumë të rëndë, pasi u nis për të bllokuar zotin Beleri fizikisht. Zoti Beleri do të hyjë në histori si një kandidat që e mundi Edi Ramën nga burgu."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco