Vëzhgimi/ Kush është emoji 🖐️ më i përdorur këto ditë në komunikim?

Vëzhgimi/ Kush është emoji 🖐️ më i përdorur këto ditë në komunikim?

20:19, 12/05/2023
A+ Aa A-

Simboli i kandidatit për Bashkinë e Tiranës 🖐, Belind Kelliçi, që është numri 5, i treguar me dorën e hapur, me 5 gishtat🖐, është prej ditësh emoji më i përdorur në komunikimin e njerëzve në telefona e në rrjetet sociale, por sidomos në platformën whatsapp.

Emoji 🖐është bërë zakon i përdorusve të telefonave në Tiranë, veçanërisht nga të rinjtë.

Kjo del pas një vëzhgimi që bëhet thjeshtë. 

Simbolikat që ka përdorur Belind Kelliçi në këtë fushatë kanë qënë risi dhe kanë krijuar pëlqyeshmëri dhe entuziasëm tek njerëzit.
Gjë që është pranuar edhe nga kritikët. 

Belindi ka realizuar një fushatë me fonde modeste, minimale, por ia ka dalë të kryesojë mesazhin dhe të udhëheqë përmbajtjen e kësaj gare, me idetë, programin dhe mënyrën se si i ka paraqitur ato në publik, në mënyrë të thjeshtë, të drejtpërdrejtë, reale, dhe pa kaseta e montazh.

Kujtojmë se Këlliçi ishte i disavantazhuar në këtë garë, i penalizuar, pa fonde, pa hapësirë mediatike, dhe me ekranet e mediat më të mëdha të pozicionuara kundër tij, dhe me trysninë e vazhdueshme të kundërshtarit që shfrytëzoi çdo instrument pushteti e miliona euro për propagandë e importim mbështetje.

E megjithatë, me një grusht bashkëpunëtorësh dhe vullnetarësh, Belindi ja doli ta udhëheqë këtë fushatë e ta kishte më simpatiken.

Dhe fushatat e mira e të vërteta, marrin në fund shpërblimin e merituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco