Mesazhi i Celibashit: Pajisja elektronike e votimit 100% e sigurtë, fshehtësia e votës e pacenueshme

Mesazhi i Celibashit: Pajisja elektronike e votimit 100% e sigurtë, fshehtësia e votës e pacenueshme

20:15, 12/05/2023
A+ Aa A-

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u është drejtuar me një mesazh qytetarëve të cilët në zgjedhjet e 14 majit do të mund të votojnë në mënyrë elektronike.

Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi thekson se “për votuesit e Bashkisë Elbasan, Kamëz dhe Vorë, garantojmë që pajisja elektronike e votimit është 100% e sigurtë dhe fshehtësia e votës së tyre është e pacenueshme”.

Ai nënvizon se “askush nuk mund ta verifikojë ose identifikojë vullnetin tuaj si zgjedhës. Vota juaj është absolutisht e fshehtë”.

Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ, në tre bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë janë gjithsej 401 QV dhe numri i zgjedhësve është 310.846.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco