Dy ditë para zgjedhjeve, Rama shtyn sërish rritjen e pagës mesatare: Vitin e ardhshëm

Dy ditë para zgjedhjeve, Rama shtyn sërish rritjen e pagës mesatare: Vitin e ardhshëm

19:58, 12/05/2023
A+ Aa A-

Ai që ishte cilësuar si një nga premtimet më të bujshme elektorale të kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagës mesatare në 900 euro brenda këtij viti është shtyrë sërish.

Dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Durrës, Rama u shpreh se paga mesatare 900 euro është objektiv i qeverisë së drejtuar prej tij për vitin e ardhshëm.

‘Sot po bëheni dëshmitarë të faktit se me gjithë këto probleme që na kanë detyruar që të ndalojmë në vend jo njëherë por tre herë. Të marrim më shumë fonde për të përballuar ato probleme, jemi sot në momentin kur po bëjmë rritjen më të madhe të pagave në Shqipëri.

Po kthejmë atë që ka qenë investimi i kaq shumë njerëzve me vota dhe investime. Në fund të ditës patjetër që të gjithë ata që na kanë votuar, na kanë votuar që të bëjmë qytetet më të bukura. Të kemi shkolla më të mira, të bëjmë spitale. Por na kanë votuar që në fund të muajit të çojnë më shumë të ardhura në shtëpitë e tyre.

Ky është momenti i një feste të madhe që do të bëjë që paga mesatare vitin e ardhshëm në sektorin publik të shkojë nga 530 euro të shkojë në 900 euro dhe kjo të shoqërohet me një rritje të përgjithshme’, deklaroi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco