Ka fshehur dënimin në formular/ Njeriu i Tom Doshit në Selenicë blen vota për kandidatin e Edi Ramës

Ka fshehur dënimin në formular/ Njeriu i Tom Doshit në Selenicë blen vota për kandidatin e Edi Ramës

19:53, 12/05/2023
A+ Aa A-

Mazhoranca po blen vota në format nga më të ndryshme, duke shfrytëzuar personazhe të caktuar për këtë qëllim. 

14 maji për socialistët duket më shumë se një ditë ku gara është e dedikuar për pushtetin vendor. Zgjedhjet lokale socialistët po i trajtojnë si garanci për jetëgjatësinë e pushtetit. 

Edhe në Selenicë shitblerja e votave është kthyer në sistem. 

Sokol Hodaj kandidon për anëtar të këshillit bashkiak të Selenicës dhe kryeson listën e kandidatëve me subjektin Aleanca Demokratike. Por në fakt ai është bashkëpunëtori i Tom Doshit dhe në terren njihet si "banka" që financon kandidatin socialist, Nertil Bello. 

Dhe nën bekimin e Doshit, Hodaj blen vota për të nxjerrë veten këshilltar të Selenicës, por njëherazi paguan mirë edhe për kandidatin e Ramës, Binajn. 

Mirëpo, Sokol Hodaj ka edhe një problem tjetër. 

Ai nuk ka deklaruar dënimin nga gjykata e Vlorës për vjedhje të energjisë elektrike. 

Në formularin e vetëdeklarimit, Sokol Hodaj ka fshehur dënimin nga drejtësia. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco