Lajmi i fundit

Ngjarje tronditëse në Dropull/ Çifti i të moshuarve gjenden të pajetë me shenja dhune në trup

U arrestuan në lokal, një nga anëtarët e stafit të Belerit përfundon në spital! Çfarë deklaroi kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Himarën

U arrestuan në lokal, një nga anëtarët e stafit të Belerit përfundon në spital! Çfarë deklaroi kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Himarën

08:51, 12/05/2023
A+ Aa A-

Një nga anëtarët e stafit të Fredi Belerit, i cili u arrestua së bashku me kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për Himarën, është ndjerë keq pasi u vendos në pranga dhe është dërguar në spital.

Ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Ndërkohë Fredi Beleri, i cili u arrestua për blerje votash, ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij.

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka shkuar në komisariatin e Vlorës dhe e ka dënuar këtë akt duke thënë se është politike.

Disa prej simpatizantëve të kandidatit Bashkë Fitojmë, kanë qëndruar pranë Komisariatit deri në mëngjesin e sotëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco