Arrestimi i kandidatit të opozitës në Himarë, reagon Vangjel Dule, kreu i PBDNJ

Arrestimi i kandidatit të opozitës në Himarë, reagon Vangjel Dule, kreu i PBDNJ

07:59, 12/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule flet në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Mbrëmjen e djeshme, nga komisariati i Policisë Himarë, Dule i bëri thirrje edhe faktorit ndërkombëtar që të reagojë.

“Pas një jave delirimi, gjuhë urrejtje përçarje dhe stigmantizmi nga ana e Ramës kundër kandidatit bashkë fitojmë zotit Beleri me urdhër dhe porosi të tij forca policore, me të gjithë kuptimin e  fjalës rrëmbyen dhe shoqëruan për në komisariatin e Vlorës zotin Beleri dhe avokatin e tij të cilët sapo kishin dalë nga një darkë. Është një akti i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm.

Është një fenomen që ka lidhje vetëm me regjimet totalitare. Thirrja jonë është lirimi i menjëhershëm i zotit Bejleri, garantimi i procesit zgjedhor dhe heqja dorë nga zoti Rama nga intimnidimi i qytetarëve dhe nga përpjekja për te tjetërsuar vullnetin e qytetarit. Zoti Beleri duhet të lirohet menjëherë dhe të vazhdojë aktivitetin e tij si të gjithë kandidatët e tjerë. I drejtohem komunitetit ndërkombëtare të ndërhyrje që Beleri të lirohet dhe të vazhdojë aktivitetin e tij”, tha Dule.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco