'Rezisto'/ Renis Gjoka tregon si lindi ideja për këngën e fushatës së koalicionit 'Bashkë Fitojmë'

'Rezisto'/ Renis Gjoka tregon si lindi ideja për këngën e fushatës së koalicionit 'Bashkë Fitojmë'

23:41, 11/05/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur Renis Gjoka ka rrëfyer si nisi ideja që kënga “Rezisto” e cila është një bashkëpunim me artistin Eugent Bushpepa të bëhej “himn” i fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” në këto zgjedhje.

I ftuar në emisionin “Log.” në Panorama TV ai tregoi se ka qenë një mik i tij, anëtar i kryesisë së PD që ia ka propozuar idenë strukturave më lart.

Gjoka theksoi se ka pasur komente pozitive edhe nga njerëz që nuk kanë bindje politike, si dhe nga ata me bindje të majta.

“Ishim në të njëjtin mendim që ta thonim fjalën tonë për gjërat që nuk po shkojnë ashtu si duhet. Unë me Gentin kemi qenë në studio duke bërë këtë këngë. Unë personalisht në rast kur duhet, që jemi në fushatë secili kontribuon me atë që di të bëjë. Unë kam qenë me Gentin në studio dhe një miku im që është anëtar kryesie në PD, erdhi dhe dëgjoi këngën.

I pëlqeu shumë kënga. Kështu nisi. Kisha bërë dhe një këngë tjetër që ishte në funksion të lëvizje që PD bënte në fushatë dhe për mua nuk ishte problem. Më pas vendosi dhe këngën për sa kohë kemi këtë mesazh. Reagimi që kemi pasur ka qenë pozitiv edhe nga njerëz që nuk kanë bindje politike apo edhe ata që kanë bindje të majta”, u shpreh Gjoka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco