Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'TI Tirana', Belind Këlliçi: I gjithë qyteti dhe shërbimet në dorën tënde, në një celular

23:11, 11/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, i ftuar në "Çim Peka Live ka prezantuar një nga projektet më abicioze për ndryshimin në qytet, “TI Tirana”.

Ky aplikacion do të vijë në ndihmë të qytetarëve, me informacione të bollshme, në shumë drejtime. Cilido shërbim do të jetë funksional, dhe në telefonin e çdo përdoruesi. Që nga orari i mbërritjes së autobuzit, hapësirat boshe në parkingje, apo edhe rreth eventeve që ndodhin në qytet. Si dhe të dhënat e duhura për turistët e vizitorët.

Ndër të tjera, Belind Kelliçi u shpreh se ky projekt do iu vijë në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë qytetarëve të cilët përdorin linjat urbane.

Premtimet që ne japim, “Tirana Inteligjente”, e prek jetën e çdo të riut dhe çdo njeriu që jeton në Tiranë. Gjithçka do të jetë në telefon, në telefonin tuaj do të keni ë dorë qytetin tuaj.

Duke nisur nga trafiku, autobusi, duke e parë se sa larg e keni autobusin, sa minuta e ke pritjen në stacion, për ta kaluar dhe te semaforët inteligjent të cilët do të bëjnë të mundur kalkulimin e trafikut.

Në autobusë do instalojmë WIFI dhe kamera monitorimi, dhe në hapësirat publike do të ketë internet falas.

Është një projekt i tërë i cili ka në fokus digjitalizimin e shërbimeve të qytetit, uljen e korrupsionit dhe informalitetit.

Kemi folur dhe për një premtim tjetër, për referendumin online. Është një kërkesë e të rinjeh, të cilët do të kenë mundësinë të votojnë edhe online.

Një tjetër premtim janë parkingjet, që është dhe zemra e këtij premtimi.

Do të kesh një hartë në telefonin tënd ku ti do të shohësh hapësirat e lira, dhe mund ta rezervosh në moment.

Programi jonë do e bëjë Tiranën një kryeqytet evropian.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco