Jul Deda ‘shkund’ Benet Becin: Me ato lekë mund të blesh dy këngëtarë, por jo Shkodrën

Jul Deda ‘shkund’ Benet Becin: Me ato lekë mund të blesh dy këngëtarë, por jo Shkodrën

22:21, 11/05/2023
A+ Aa A-

Nga Julian Deda

Ka nje ligj te pa shkruar, qe eshte: Shkodra eshte “molla e ndalueme” per komunistet dhe per rrjedhoje edhe per socialistet. Lodheni kot, ne Shkoder nuk fitohet me legenlleqe pushteti.

Me ken shkodran asht titull. Nuk asht kollaj me e marr kete titull mor shoku Beno. Te qenit shkodran nuk e blen dot me lek pushteti. Me ato lek mund te blesh maksimumi dy kengetare, por jo Shkodren dhe shkodranet. Po ta them edhe nje sekret shoku Beno. Socialistet shkodrane, pak ti gervishtesh dalin demokrat, keshtu qe kot lodhesh.

Bardh Spahia, taksirat e ke me e fitu edhe nje here ate bashki dhe mos harro, pasi ta fitosh merre Benon, hype ne kala te Rozafes dhe tregoja pak Shkodren, pastaj zbrite poshte dhe nise per Tirane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E vrteta shqeto11/05/2023 23:01

Luizi nuk u shit. Ai thjesht i ktheu nderin Benetit. Sepse kështu funksionojnë gjërat në Albanistan. Luizi u ngrit në karrierë falë Jozefinës mqs ishte i lidhur me të bijën e saj. E për t'i bërë qokën Zhozit, Saliu ia çoi Luizin në Francë si konsull nderi. E kur Ejlli u nda nga e bija e J.Topallit, ai ngeli mes katër rrugëve me 37 mijë lekë në xhep. Nuk i hapej asnjë derë. Pse? Sepse ashtu siç ia hapën dyert pa meritë, Luizit, tashmë ia mbyllën të gjitha, e kështu ai u gjend mes rrugës pambështetje si pothuajse gjithë shqiptarët e ndershëm që edhe pse kanë diploma e mastera nuk iu hapet asnjë derë e nuk iu ofrohet asnjë punë sepse ato punë janë për militantët e partisë, servilat dhe familjarët e tyre. (Por në ndryshim nga shqiptarët e zakonshëm që kur nuk gjejnë punë në zanat siç e meritojnë, shkojnë punojnë në call center, kamarierë apo punë të tjera të rëndomta, Luizit i dukej vetja Vip dhe merrte në Telefon miq e të njohur për të kërkuar ndere). E në këtë moment del Benet Beci në skenë, që e futi Luizin në punë në Kesh, kuptohet pa meritokraci, thjesht se partia ka në dorë gjthshka. Dhe sot sigurisht Beneti kërkon nderin mbrapsht, në fushatë. Kaq! Luizi nuk kishte pse të bënte fushatë për PD, se nuk jemi në kohën e diktaturës që partia nuk tradhëtohej. Dakord që njeriu mund të ketë bindje politike të caktuara, por në Shqipëri nuk ka meritokraci, dhe gjithshka është çështje mbijetese. Për politikanët është çështje pasurimi. Dhe kur dikush në këtë xhungël shikon interesin e vet e jo të milionerëve të partisë, ata e quajnë tradhëtar, sepse kujtojnë se për nderin që i bënë Luizit dikur për ta çuar në Francë (apo edhe për ta ndihmuar të fitonte festivalin në RTSH), Luizi duhet të lëpinte bythën e këtyre tërë jetën. Luizi e kuptoi shumë mirë si funksiononte PD e doktorit dhe Zhozit. Për interesat e tyre të ngrenë lart në karrierë, dhe kur nuk i duhesh më të flakin për zhelesh rrugëve dhe të mbyllin çdo derë. Ky është sistemi nepotik i shkërdhatokracisë partiake. Shëmbulli më i fundit si provë që doktori nuk ka ndryshuar është punësimi i të fejuarës së të birit të Zhozit te emisioni Piranjat te Syri TV si prezantuese. Prandaj, me Saliun nuk ka shpresë, e si rrjedhim as me Belindin, se kanë akoma të njëjtën kulturë organizative.

Shto koment

Denonco