Jo vetëm me Ballën/ Kryemadhi: Lulzim Basha u takua disa herë me Edi Ramën te Pallati i Brigadave

Jo vetëm me Ballën/ Kryemadhi: Lulzim Basha u takua disa herë me Edi Ramën te Pallati i Brigadave

22:08, 11/05/2023
A+ Aa A-

Pas videos së publikuar nga Syri Tv për takimin e Lulzim Bashës me Taulant Ballës, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, zbulon të tjera fakte.

Sipas Kryemadhit, ka patur edhe disa takime të Bashës me Ramën. 

Deklarata e Monika Kryemadhit

“Ata hallet i kanë të dy shumë të mëdha sepse Taulanti s'ka vetë hallin e Toyota Yaris, ka dhe halle të tjera. Por mendoj se pa lejen e Ramës nuk ka shkuar në takim. Unë them se është çështja e amnistisë fiskale duke patur parasysh që Edi Rama ndërkombëtarët i ka patur tërësisht kundra. Pa 84 vota nuk e bënte dot.

Mendoj se kanë bërë dhe ndonjë marrëveshje tjetër të vogël por nuk e kanë realizuar sepse deputetët që Basha që pretendon ti ketë me vete nuk do të kenë qenë dakord të marrin një risk të tillë për të votuar amnistinë fiskale dhe prandaj kanë ngelur. Por të shohim.

Në dijeninë time kanë dhe video të tjera e do të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Për mua mirë do ishte ta kishin nxjerrë më shpejt që ta kuptonin njerëzit. Po atë e di e gjithë Shqipëria.

Para 2021 mua më kanë thënë se është takuar tek Pallati i Brigadave me Edi Ramën disa herë, edhe nga punonjës vetë të Pallatit të Brigadave, të Gardës”, tha Kryemadhi në Ora News. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco