‘Sali Berisha dhe Ilir Meta, sui generis në llojin e tyre si politikanë’, Silva Caka: Energjia e Berishës, shembulli më i mirë

22:00, 11/05/2023
A+ Aa A-

Kandidatja për anëtare e këshillit bashkiak në Tiranë, Silva Caka, është shprehur se dyshja Berisha-Meta janë 'sui generis' në llojin e tyre si politikan.

E ftuar në “Çim Peka Live”, Caka ka thënë se Berisha me energjinë e tij dhe forcën për ringritje është shembulli më i mirë që mund t'i jepet rinisë.  

“Sali Berisha dhe Ilir Meta janë sui generis në llojin e tyre si politikane  dhe nëse do të vinte dita që jo vetëm si politikane por edhe në jetën e përditshme të kisha energjinë e një njeriu si Berisha do isha shumë  lumtur realisht. Energjinë e një njeriu që edhe në ate moshë kërkon të ndryshojë, kërkon të motivojë breza të rinj, kështu që në mënyrë kategorike nuk e shoh si akuzë por përkundrazi e shoh si një mundësi shumë të mirë që ju jepet të rinjve për të parë mënyrën që pas një tërheqjeje ky njeri gjeti forcën për të vendosur veten e tij në spotlight por njëkohesisht për të ringritur Partinë Demokratike. Është krenari për të përfaqësuar qoftë Sali Berishën ashtu edhe Ilir Metën.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco