VIDEO SYRI-TV/ Rama mbyll fushatën në Tiranë, tall Veliajn, e quan Lali Fiku

21:56, 11/05/2023
A+ Aa A-

 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e fundit elekroral në Tiranë, ndërsa nuk kurseu epitetet tallëse për kryebashkiakun Erion Veliaj. Megjithëse ishte në kryeqytet, Rama ja kushtoi një pjesë të madhe të fjalimit, sulmeve për kandidatin e opozitës në bashkinë Himarë. 

Syri Tv

Kryeministri Edi Rama mbylli fushatën elektorale në bashkinë kryesore të vendit, Tiranën. Teksa eshte i bindur se një pjesë e mirë e qytetareve nuk do të votojnë per kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, ai sërish u mundua të dekurajojë elektoratin e djathtë, dhe per ta berë me të besueshme këtë, nuk kurseu as ofendimet për Erion Veliaj.

Megjithese mbylli fushatën në bashkinë më të madhe në vend, pjesën me te madhe të fjalimit, Rama ja dedikoi kandidatit te opozitës në bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri.

Pas takimit më parkun olimpik, Kryeministri Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj, inauguroi rikonstruksionin e godinës së piramidës, e cila u ndërtua nga qeveria komuniste e kohës, për të nderuar diktatorin Enver Hoxha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco