Beti Njuma: Transporti falas i realizueshëm, kundër janë vetëm ata që jetojnë jashtë realitetit dhe përdorin makina luksoze

21:42, 11/05/2023
A+ Aa A-

Beti Njuma kandidate për Këshillin Bashkiak Tiranë në koalicionin ‘’Bashkë Fitojmë’’ ishte e ftuar në 'Çim Peka Live' mbrëmjen e sotme, ku u shpreh se premtimin e Belind Këlliçit për transport falas pas 14 majit, e shikon si plotësisht të realizueshëm. Njuma u shpreh se ata qytetarë që kanë dale kundër këtij premtimi, janë pikërisht ata që nuk përdorin trasnportin publik por jetojnë në zona të shtrenjta dhe ngasin makina luksoze.

Çështjen e transportit falas e shikoj të realizueshëm, madje tërësisht të realizueshëm. Vini pak re, kush kanë qënë njerëzit që kanë dalë kundër këtij premtimi? Kanë qenë ato njerëz që banojnë në ato zonat me HILL, që kanë ato makinat e shtrenjta, ato njerëzit që jetojnë jashtë realitetit ku jetojnë njerëzit në përditshmëri, nga punëtorët, ata që shërbejnë e pastrojnë dhe fitojnë me mund e me djersë jetesën e përditshme. Premtimi i Belind Këlliçit i drejtohet kësaj shtrese, dhe nuk ju drejtohet këtyre zotërinjve që udhëtojnë me makina të shtrenjta dhe natyrisht as e kanë parë as s'i kanë hypur, as do i hypin, ndonjëherë autobuzit. Por ta drejtojmë vëmendjen tek ata njerëz që përdorin autobuzin për punë çdo mëngjes, që kthehen në orën 10 e gjysmë të natës që nuk kanë transport publik, dhe qe janë të detyruar ta paguajnë disa herë në ditë atë biletë 40 lekëshe. Një shifër që e vret xhepin e tyre, dhe ju ka vrarë shpresën mbi të gjitha. Le të kujtojmë që njerëzit që kanë qenë kundër kësaj nisme janë pikërisht ata që nuk jetojnë në botën reale të njerëzve të thjeshtë. E kam të vështirë të kuptoj se si njerëzit kanë 8 vjet që ushqehen me gënjeshtrat e një milion pemëve, me gënjeshtrat e të pasurit 24 orë në ditë ujë të pishëm, njerëz që ushqehen me këto mashtrime dhe gënjeshtra për 8 vite me radhë, natyrisht që e kanë të vështirë të besojnë një premtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco