SYRI TV/ Bufi i Roskovecit, investime sipas bindjeve, rehabiliton pallatet ku jetojnë votues të PS

14:11, 11/05/2023
A+ Aa A-

Investimet preferenciale, për shkak të bindjeve politike, janë një problem i artikuluar gjatë fushatës për pushtetin lokal nga kandidatët e opozitës. Syri Televizion sjellë rastin e banorëve të fshatit Jagodinë në bashkinë Roskovec, të cilët pretendojnë se bashkia ka kryer investime në zonë sipas bindjeve politike.

Nga SYRI TV

Klajdi Çepele është banor i pallatit në të cilin bashkia nuk ka kryer asnjë investim. Ai tregon se shkak i kësaj situate janë bërë bindjet partiake të banorëve, ku ata që jetojnë në pallatin e  investuar nga bashkia votojnë për mazhorancën, ndërsa ata që jetojnë në pallatin e pa investuar, votojnë opozitën.

Situatë e ngjashme, sipas banorit, ka ndodhur edhe me investimet në infrastrukturë.

Kjo është situata aktuale e fshatit Jagodinë ku dikur kanë banuar afro 170 familje, ndërsa sot, ndoshta edhe për shkak të tillave politika, ka mbetur më pak se gjysma e banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco