VIDEO/ Denoncimi i PD: Benet Beci e nisi ditën e parë të politikës me mashtrimin për rrugën Shkodër-Tiranë

10:39, 11/05/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike, dega Shkodër, ka publikuar një video të Benet Becit, i cili në vitin 2021 kur kërkonte votat e shkodranëve për t’i përfaqësuar në Kuvend, fliste për rrugën Shkodër-Tiranë dhe nevojën për të nisur sa më parë investimi për autostradën.

‘Që prej ditës së parë të angazhimit në politikë, Benet Beci e nisi me atë që di të bëjë më mirë, pasi vesi del me shpirtin, GËNJESHTRËN! I përzgjedhuri i Edi Ramës duke u shitur si teknicien, nisi edhe mashtrimet ti bëjë të tilla, përmes skemave 3D të mbështjella me lojëra fjalësh’, shkruan PD Shkodër në Facebook.

Postimi i plotë:

Që prej ditës së parë të angazhimit në politikë, Benet Beci e nisi me atë që di të bëjë më mirë, pasi vesi del me shpirtin, GËNJESHTRËN!

I përzgjedhuri i Edi Ramës duke u shitur si teknicien, nisi edhe mashtrimet ti bëjë të tilla, përmes skemave 3D të mbështjella me lojëra fjalësh. Në 2021 kur kërkonte votat e shkodranëve për t’i përfaqësuar në kuvend, fliste për rrugën Shkodër - Tiranë dhe nevojën për të nisur sa më parë investimi për autostradën.

Por sapo shkeli në Kuvend, kyçi gojën për 2 vite rresht. Tani kandidati i Ramës i është rikthyer të njëjtave premtime, sa për të tentuar GËNJESHTRËN e radhës nëse do t'i ecë apo jo.

Por harron që shkodranët nuk shiten e blihen dhe aq me pak të mashtrohen e gënjehen nga kandidati i Ramës që për Shkodrën nuk bëri asgjë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco