SYRI TV/ ‘Armiqësia’ Basha-Balla, fasadë për të mbuluar pazaret

09:47, 11/05/2023
A+ Aa A-

Video e takimit të fshehte mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës dëshmon se armiqësia mes tyre ishte thjesht një fasadë për të mbuluar pazaret financiare dhe politike mes tyre. Dy muaj pas këtij takimi, Taulant Balla paralajmëronte në Kuvend vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila në mënyrë skandaloze mbajti peng vulën dhe siglën e Partisë Demokratike. Video e takimit sekret dëshmon se kreu i grupit parlamentar socialist ka qenë i dërguari i kryeministrit Rama për pazaret mes tij dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike

SYRI TV

Video ekskluzive e takimit të fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës, dëshmon se kreu i grupit parlamentar socialist ka qenë i dërguari i kryeministrit Rama për pazaret mes tij dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike.

Një ndër pasojat më të rënda të këtyre pazareve të fshehta ishte mbajtja peng e siglës dhe vulës së Partisë Demokratike. Dy muaj pas takimit me Lulzim Bashën, në një seancë të tensionuar në Kuvend, e mbajtur më 23 shkurt të këtij viti, Taulant Balla paralajmëronte vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila në mënyrë të paprecedentë rrëzoi vendimin e shkallës së parë, e cila njihte vendimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të 11 dhjetorit.

5 vjet më parë, Lulzim Basha dhe Taulant Balla u bënë protagonistë të sulmeve të ndërsjella lidhur me të ashtuquajturën dosja ‘Toyota Yaris’.

Por provat e fundit, siç është edhe kjo video e takimit të fshehtë mes tyre, dëshmon se armiqësia mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës është thjesht një fasadë për të mbuluar pazaret financiare dhe politike mes tyre.

Koha tregoi se Lulzim Basha u vendos person nën hetim nga autoritetet belge për këtë dosje. Në dhjetor të vitit 2021, Syri Televizion publikoi dokumentet autentike që provonin hetimin e autoriteteve belge ndaj Bashës, faktin që ky i fundit i ishte shmangur marrjes në pyetje dhe deri te paralajmërimi për shoqërimin e tij me forcë.

Në dhjetor të vitit 2021, Syri Televizion publikoi lajmin e një takimi mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës në Hotel Prestigj. Në atë kohë, dy protagonistët e konsideruan atë si takim rastësor. Por video e takimit tjetër të fshehtë, e transmetuar në emisionin Çim Peka Live, dëshmon se Lulzim Basha ka qenë dhe vazhdon të jetë në pazar me Edi Ramën përmes të dërguarit të kryeministrit Taulant Balla. Gjithçka në kurriz të Partisë Demokratike dhe demokratëve shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco