EKSKLUZIVE/ SYRI TV publikon VIDEON e takimit të fshehtë Basha-Balla

20:46, 10/05/2023
A+ Aa A-

Në "Çim Peka Live", në Syri Tv, u publikua video ekskluzive e takimit të fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës. 

Në pamje shihet momenti kur Basha dhe Balla mbërrijnë në një apartament që figuron pronë e një bashkëpunëtoreje të tij. 

Është ora 18:04 minuta e pasdites së 3 dhjetorit të 2022 kur Lulzim Basha mbërrin me një automjet tip "Jeep" me targa AA 751 NO, makinë e njërës prej bashkëpunëtoreve të tij dhe jo e tij (ndoshta për të shmangur rënien në sy). 

Takimi është zhvilluar në kulmin e debatit për zhvillimet në PD, për vulën e demokratëve dhe më pas u mor ai vendim që dihet tashmë. 

Në orën 18:04 minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin.

18:27 minuta, mbërrin edhe Taulant Balla. 

Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, duke marrë ashensorin. 

Ndërsa në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikes së tij, duke zbritur shkallët në këmbë dhe me vrap.   

Sakaq, mësohet se Balla dhe Basha janë takuar edhe te resorti i Gjergj Lucës, si dhe në disa ambiente të tjera në Tiranë, takime të cilat gjithnjë janë mohuar nga të dy. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco