Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

SYRI TV/ Hila në fshatin Rranxa e Paçram, shigjeton keqqeverisjen socialiste

15:47, 10/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Vaut të Dejës ka zhvilluar takime në lagjen e Ofiçinës në fshatin Rranxa si dhe në fshatin Paçram. Pasi shigjetoj keqqeverisjen socialiste e cila nuk ka bërë asnjë investim për banoret, Hila prezantoi projektin 4 vjeçar të investimeve për Bashkinë e Vaut të Dejës

SYRI TV

Lagjia e Ofiçinës në fshatin Rranxa, është dëshmi e një realiteti dhe keqmenaxhimi të Bashkisë Vau Dejës gjatë katër viteve. Ky ka qënë reagimi i kandidatit “Bashkë Fitojmë” Zef Hila gjatë takimit me banorët e kësaj lagjeje. Ai ka marrë mbështetjen e tyre për ta votuar më 14 maj ndërkohë që ka renditur edhe prioritetet për këtë zonë për katër vitet e ardhshme….

Më pas kandidati i opozitës është ndalur në fshatin Paçram ku ka marrë mbështetjen e banorëve të kësaj zone për një votë masive më 14 maj.

Investimet në infrastrukturë, në ujë të pishëm dhe mbështetja për fermerët janë disa prej prioriteteve për këtë zonë për katër vitet e ardhshme.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco