Vasili: Sulmi i Ramës ndaj Gjergji Mërkurit është i patolerueshëm, humbje e thellë e pret në qarkun e Vlorës

Vasili: Sulmi i Ramës ndaj Gjergji Mërkurit është i patolerueshëm, humbje e thellë e pret në qarkun e Vlorës

15:14, 10/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas sulmeve që Rama i adresoi kandidatit të pavarur në Sarandë, Gjergji Mërkuri.

Vasili është shprehur se Rama është një renegat dhe grabitqar i pamëshirshëm pronash dhe po përpiqet të përçajë me çdo mjet komunitetin himariot.

Postimi:

Rama, rrembyesi i pronave ne bregdet dhe shitesi i detit armiku i vetem i Himares!

Humbesi tragji-komik i 14 Majit eshte tmerruar nga humbja derrmuese, qe e pret sidomos ne jug dhe qarkun e Vlores.Pasi edhe e kercenoi por edhe iu lut kandidatit te pavarur Gjergji Merkuri per tu terhequr tani eshte sulur si nje qen i rrahur ne Himare.

Ky renegat, percares dhe grabitqar i pameshire pronash po perpiqet te perçaje me cdo mjet komunitetin himariot.

Ky komunitet patriot i shtate fshatrave, qe perbejne Himaren ka qene ne unitet dhe i bashkuar prej qindra vjetesh duke i bere balle me dinjitet e trimeri te gjithe furtunave te historise dhe une si djale Vunoi jam ne jete te jeteve shume krenar per kete.

Bregdeti nuk ka pare kurre nje grabitqar si Rama qe ne funksion te rrembimit te pronave ne Bregdet ka nderruar 12 drejtore te Hipotekes ne Vlore.

Ky u ka vjedhur e tjetersuar pronat edhe Komuniteteve Fetare e jo më bashkebregdetasve te mi.

Bregdeti nuk ka pare kurre nje kryeminister, qe hungerin, leh dhe pëllet per faqe te zeze duke u perpjekur te bullizoje kandidatin per kryetar bashkie te opozites, ne te kunder te tradites dhe zakonit te burrave te Bregut, qe jane e mbeten burra te fjales dhe te mençurise.

Ky renegat nuk ka guxuar edhe sot e kesaj dite te ktheje pergjigje per 25 pyetje qe i kam derguar si deputet per aferen e kufirit detar me Greqine per ate det, qe lag Himaren, Vunoin, Dhermiun e Qeparoin.

Po ky Rama qe u betua si Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhrit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë nga drejtuesit e Kishes ortodokse greke sot ben sikur shqyhet nga meraku per raportet me Greqine te kandidatit per kryetar bashkie ne Himare.

Himara do te mbetet me e bashkuar se kurre mes vetes dhe ne 14 maj duke larguar rilindjen dhe kukullat e Rames ne Bregdet do te marre fryme dhe do te mbroje pronat shekullore te gjysherve tane te mire, qe na mesuan tu tregojme vendin te pabeseve dhe kusarëve.

Himariotet ne 14 maj do votojne per mbrojtjen e pronave te gjithe qytetareve te Himares nga mafia e rrembimit dhe tjetersimit te pronave ne Bashkine Himare e tere bregdetin, qe kryesohet nga Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco