Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SKANDAL/ Ja se si ka ndodhur ngjarja e djeshme në fshatin Buz të Memaliajt

SKANDAL/ Ja se si ka ndodhur ngjarja e djeshme në fshatin Buz të Memaliajt

14:58, 10/05/2023
A+ Aa A-

Juguajm.net zbulon të gjithë dinamikën e incidentit të djeshëm në Buz të Memaliajt, me protagonist Fatjon Isufin, kreun e Njësisë Administrative.

Gjithçka është inskenuar nga deputeti i zonës Laert Duraj, me aktorin kryesor kreun e Njësisë Administrative Buz, Fatjon Isufi.

Mesditën e djeshme në Njësinë Administrative Buz, kandidati i PS Gjolek Guci, ishte në takim me disa banorë. Ndërkaq pas pak mbërrin edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Albert Malaj.

Momentin që vjen ky i fundit, mblidhen banorët e fshatit tek ai duke brohoritur "Berti, Berti".

Në makinat që shoqëronin kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ishin të dukshme posterat e fotos se kandidatit Malaj. Në këtë moment njëri prej simpatizantëve të pranishëm dëgjon administratorin e Njësisë Administrative Buz, Fatjon Isufin, teksa i drejtohet dikujt duke i thënë: "Merru targat makinave që erdhën me Bertin, se do të merrem unë me këta që policia t'ua bllokojë".

Në këtë moment reagon Y.M. dhe K.Z. simpatizantë të opozitës dhe i drejtohen Isufit, që mos të ndërmarrë veprime të tilla arbitrare, ashtu sikurse presionon të varfërit me ndërprerjen e ndihmës ekonomike që të japin votën për Gjolek Gucin.

Kaq ka mjaftuar dhe dy pjestarët e opozitës kanë marrë poshtë Buzit me mjetet e tyre, ndërkohë që policia sa hap e mbyll i ndesh rrugës dy simpatizantët opozitarë.

I shoqëron ata pasi kishin marrë denoncimin absurd nga administratori i Buzit sikur e kishin kërcënuar. Shoqërohen në polici të dy simpatizantët dhe pyeten në prezencë të avokatit ku rrëfejnë ngjarjen dhe ku kanë kërkuar ballafaqim me Fatjon Isufin, për gjithçka që ka ndodhur.

Policia refuzon ballafaqimin dhe ndërmerr akte kërcënuese ndaj simpatizantëve opozitarë të ndaluar.

Në këtë moment para stacionit policor të Memaliajt mblidhen qindra përkrahës të opozitës, të cilët kërkojnë lirimin e dy të ndaluarve.

Situata tensionohet jashtë mase pasi kanë kërkuar të japin dëshminë e tyre dhjetëra njerëz kundër administratorit të Buzit, Fatjon Isufi, i cili i kërcënon vazhdimisht ditët e fundit me bukën e gojës dhe heqjen e ndihmës ekonomike familjeve të varfra në zonë nëse nuk votojnë kandidatin e PS.

Pas presionit shumë të madh edhe pa prova, dy simpatizantët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, lirohen dhe "porositen" nga drejtuesi i Stacionit Policor në Memaliaj, Altin Zeqiri, se nëse do të vijonë fushatën për Albert Malajn, do t'i fusë në burg për 7 vjet.

Pra, kjo ishte dinamika e ngjarjes e një dite më parë, ndërkohë që Policia e Gjirokastrës ka deformuar krejtësisht ngjarjen, duke u bërë palë me pushtetin me deklaratën e sotme për shtyp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco