‘Më votoni që në Tiranë të jetoni me kundërgaz’ - IRIQI bisedon me Erion Veliajn

‘Më votoni që në Tiranë të jetoni me kundërgaz’ - IRIQI bisedon me Erion Veliajn

14:50, 10/05/2023
A+ Aa A-

(IRIQI bisedon me Erion Veliajn)

Iriqi: - Nuk dëgjuam ç’program ke në se do zgjidhesh?

Veliaj: - Kam programin më të thjeshtë në botë.

Iriqi: - Kë?

Veliaj: - Në se më votojnë çdo qytetari të Tiranës do i dhuroj një kundërgaz. Që të mos ia dijë fare për ajrin e helmuar. Dhe nga që do kemi të gjithë kundërgaz do na duket çudi psh në se takojmë ndonjë italian a francez pa maskë në fytyrë. Ata do na ngjajnë si qënie të ndonjë planeti tjetër. Unë me këtë projekt kam ecur para.

Iriqi: - Na thuaj ca hollësi.

Veliaj: - Ekspertët e mi po zmadhojnë valvolat që kur të ushqehen tiranasit të fusin një tub në kundërgaz. Kështu me tub edhe do pinë ujë. Për të folur do flasin me gishta,si shurdhmemecë.

Iriqi: - Po kur të flenë?

Veliaj: - Me kundërgaz. Nuk do t'u dëgjohet as gërhima. Gratë do e presin mirë këtë zgjidhje.

Iriqi: - Belindi ka propozuar transport falas. Ti si mendon?

Veliaj: - Me këto rrugë,me këtë trafik e me këto autobusë nuk pi ujë transporti falas. Duhet më shumë se falas.

Iriqi: - Çfarë?

Veliaj: - Duhet që çdo pasagjeri t’i paguhet njëmijë lek i vjetër sapo hipën në autobus. Vetëm kështu do afrohen njerëzit te një shërbim urban që ecën si breshka, që të mbyt në djersë e që të vjedhin lekët nga xhepi.

Iriqi: - Po…

Veliaj: - Flasim më vonë Iriq se tani kam orën e kërcimit me tallava. Hajde, opa, opa o njerëz, po u hedhim te gropa!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco