Tirana me ajër kancerogjen/ Institucionet heshtin, shifrat e ndotjes mund të jenë akoma më të rënda

Tirana me ajër kancerogjen/ Institucionet heshtin, shifrat e ndotjes mund të jenë akoma më të rënda

13:12, 10/05/2023
A+ Aa A-

Kanë kaluar disa ditë që kur emisioni ‘Piranjat’ në SYRI TV publikoi një studim tronditës nga një laborator italian, që tregon se qytetarët në Tiranë thithin ajër kancerogjen.

Matjet e kryera nga laboratori prestigjioz italian kanë shokuar opinionin publik në vend. Ato tregojnë se situata e ajrit në Tiranë është katastrofike në çdo cep të kryeqytetit.

Për më tepër, rezultatet mund të ishin edhe më të rënda për shkak se matjet janë kryer për tetë ditë, ku katër ishin me reshje shiu.

Matjet u kryen në fund të marsit dhe në fillim të prillit, ndërkohë që ditët e shumta me diell dhe nxehtësi në Tiranë vetëm sa e përkeqësojnë situatën.

Kujtojmë se temperatura mesatare gjatë këtyre matjeve ishte rreth 11 gradë.

Por edhe sikur të mos merret në konsideratë çështja e shiut, sërish të dhënat janë alarmante.

Dhe ASNJË institucion nuk ka reaguar apo dhënë një përgjigje zyrtare mbi substancat kancerogjene në ajrin e Tiranës.

Qoftë dhe për të hedhur poshtë shifrat, për të vënë në dyshim metodologjinë apo për të akuzuar emisionin Piranjat për manipulime.

Pse kjo heshtje që pranon fajin?

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco