PS në panik edhe në Gramsh/ Shtron rrugët e fshatrave me zhavorr elektoral 4 ditë para zgjedhjeve

PS në panik edhe në Gramsh/ Shtron rrugët e fshatrave me zhavorr elektoral 4 ditë para zgjedhjeve

12:25, 10/05/2023
A+ Aa A-

Partia Socialiste në Gramsh me kandidatin e saj Besian Ajazin mesa duket është në panik nga reagimi i banorëve në 14 maj, të cilët do e ndëshkojnë me votë regjimin edhe në këtë qytet. 

Zhavori elektoral i paligjshëm po vazhdon të hidhet nga socialistët edhe në fshatrat e Bashkisë së Gramshit vetëm 4 ditë para votimeve në 14 maj.

Kryetari i PD Dega Gramsh, Kodhel Çala ka denoncuar biznesmenët që janë ushqyer me tendera, se ditën e sotme në rrugët e fshatrave të Lubinjës, Simanit, Kukurit, Lenies dhe Mashanit, sheh kamionë dhe fadroma që po hedhin zhavorr elektoral.

‘Janë mjetet e atyre biznesmenëve që i kanë ushqyer me tendera nga paratë e këtyre njerëzve të lënë mes vështirësive kaq e kaq kohë. Sot gjasme u vikan keq për ta e hedhkan ca makina zhavor. Po kush i ha këto! Kujtoni se janë budallenjë këta njerëz! Njerëzit po ironizojnë’, shkruan Çala në Facebook.

Postimi i plotë:

Kudo nëpër rrugët e fshtrave të Gramshit sot sheh kamionë e fadroma, i sheh në Lubinjë , në Siman, në Kukur , në Lenie , në Mashan kudo i sheh.

Janë mjetet e atyre biznesmenëve që i kanë ushqyer me tendera nga paratë e këtyre njerëzve të lënë mes vështirësive kaq e kaq kohë.

Sot gjasme u vikan keq për ta e hedhkan ca makina zhavor. Po kush i ha këto!

Kujtoni se janë budallenjë këta njerëz!

Njerëzit po ironizojnë.

Një burrë i mënçur aty në Lubinjë tek sa ishim duke biseduar, po na thoshte - Atë gjëagjëzën për drapërin e kemi ndryshuar ne , “ Njëherë në 4 mot del me kullot.” e pastaj duke nënqeshur vazhdoi , “ po le të kullosin le të kullosin se ………..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco