'Vendit i duhen lidera që mendojnë për të ardhmen', Quku: Narrativa e 14 Majit, ndryshimi!

23:16, 09/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në “A Show” me Adi Krastën në “Syri TV”, kryeredaktoi i Syri.net, Leonard Quku, është shprehur se narrativa e këtyre zgjedhjeve do të jetë ndryshimi pasi mazhoranca tashmë ka konsumuar të gjitha pushtetet dhe opozita po vjen si shpresëdhënëse.

Duke u ndalur te 14 maji, Quku u shpreh se qytetarët kanë në dorë pushtetin e votës dhe duhet të mendojnë për brezat e ardhshëm kur të shkojnë te kutitë e votimit. 

Narrativa e këtyre zgjedhjeve do të jetë ndryshimi!

Vota është pushtet dhe pushteti është në dorën e qytetarëve dhe ata duhet ta shprehin në kutinë e votimit ditën e diel.

Është i matshëm mllefi dhe urrejtja që shfaqet në rrjetet sociale, por ajo duhet të përkthehet në votë.

Ka ardhur koha që të mbarojmë punë me politikanët që mendojnë vetëm për votat, është koha që të kemi lidera që mendojnë për të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco