Leonard Quku: Sondazhet nxijnë Ramën, ndryshoi tre herë skenarin e fushatës

22:20, 09/05/2023
A+ Aa A-

Leonard Quku, kryeredaktori i Syri.net i ftuar në emisionin "A Show" me Adi Krastën, në Syri Tv, është shprehur se kryeministri Edi Rama në mungesë të një alternative për të ardhmen, po zhvillon një fushatë negativiste.

Quku ka theksuar se Rama premtoi se do të mbillte pemë dhe nuk do të shpenzonte para, ndërsa në krye të javës mbushi qytetet me pankarta dhe billborde.

Sipas tij, Rama ka ndryshuar tre herë skenarin e fushatës sepse në sondazhet e brendshme të PS, kandidatët e tij dalin më pak të pëlqyerit në raport me ata të primareve. 

"U bë një kohë e gjatë që i ndjekim fushatat zgjedhore, por kjo është fushata më specifike që Edi Rama nuk ofron alternativë dhe opsione që qytetarët të votojnë sërish atë. Nuk ka çfarë të ofrojë më, sepse ka mungesë bilanci, që të thotë ''më votoni se kam mbaruar këto punë dhe kam disa projekte të tjera për të mbaruar''.

Tani ai po përdor një diskurs të tillë që e çon drejt një fushatë negativiste ndaj opozitës, ndaj liderit Berisha dhe Metës si edhe 61 kandidatëve të PD. Kur i ke të gjitha pushtetet në dorë, kur kontrollon gjithçka nga piramida e pushtetit dhe kur akoma kur nuk ke prodhuar asgjë, normalisht që të mbetet të përdorësh një diskurs negativist kundër rivalëve, si e vetmja rrugëzgjidhje. Në datë 11 prill Rama zbardhi emrat e kandidatëve dhe shpalosi programin vetëm përpara që u kthye në një meme në rrjetet sociale tha se nuk do të shpenzojmë para për fushatë por do të mbjellim pemë. Por menjëherë më pas u pa që Tirana u mbush me reklama, në krye të një jave tjetre ai vuri fotot e Metës dhe Berishës në një diskurs negativist, ndërsa javën e tretë merr mikrofonin në mitingje me fjalor denigrues, vetëm oratori që nuk mund të quhet, pasi sondazhet e tij, siç rezulton nga shtabet elektorale të PS, janë shumë të ulëta", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco