Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Burimi: Veliaj po shpërdoron paranë publike duke paguar artistët, duhet të dënohet dhe nga Kodi Zgjedhor

18:19, 09/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘’Task Force’’ në Syri TV me moderatoren Sonila Meço ishte analisti, Genc Burimi.

Burimi u shpreh se përkrahja që po i bën Rama fushatës së Veliajt është e turpshme dhe se në njëfarë Rama po e fundos atë, duke u munduar të tallet me popullin.

Për këtë rast nuk më vijnë më fjalët, më këtë dalje fundit publike Rama e fundosi Veliajn, është ajo shprehja ‘’më mbroni nga miqtë se me armiqtë merrrem vetë’’. Do të dëshiroja që kjo intevistë të përkthehej në anglisht dhe në frengjisht sepse para pak kësaj interviste bëra një intervsitë më ‘’Reporterët pa kufi’’ në një formë naiviteti ato menduan se Rama ka ndryshuar, jo mo jo, ujku qimen e ndërron por zakonin se harron. Ku e fundosi ai Veliajn? Ai Veliajn në radhë të parë e fundos në atë shkëmbim përsa i përket pjesmarrjes së artistëve në fushata dhe që  Veliaj i paguan dhe që këta votojnë për Veliajn, kur thotë Edi Rama e duan Velinë me kë tallet ai? Unë të jap para dhe çuditërisht në atë moment ti thua ‘’unë votoj për ty’’? Nuk është kjo marrëdhenie parash? Kur thotë Rama nuk ka nevojë të paguhet Rita Ora? Por ç’është kjo? Kjo është një turp sepse nesër po këta artistë po të vijë nesër një kryetar tjetër bashike dhe t’i paguajë ata do thonë ‘ne votojmë për ty’. Unë nuk gjykoj artistët sepse ata nuk janë politikanë por ky me paratë publike shkon e paguan artistët që të bëjnë piarin për kryetarin e bashkisë. Ky është shpërdorim i parasë publike dhe kjo duhet të dënohet dhe nga kodi zgjedhor dhe nga vëzhguesit e huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco