Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Shehaj citon sondazhin: Mbi 60% e qytetarëve e quajnë Veliajn fals, mashtrues dhe të korruptuar

18:07, 09/05/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Agron Shehaj ka cituar të dhënat e sondazhit të një kompanie amerikane, të realizuar kohët e fundit në kryeqytet. 

Task Force, me gazetaren Sonila Meço, Shehaj tha se sipas këtij sondazhi mbi 60% e qytetarëve të Tiranës mendojnë se Erion Veliaj është fals, mashtrues dhe i korruptuar. 

Ai tha se besimi i qytetarëve te Erion Veliaj ka rënë, ndërsa shtoi se Tiranës i duhet një administrator 

Agron Shehaj: Ne harrojmë shpesh që kur një njeri gënjen, gënjen se është gënjeshtar dhe gjithçka që nxjerr nga goja është gënjeshtër. Ai trefishoi numrin e shkollave. Një sondazh i bërë nga një kompani amerikane del se mbi 60% e qytetarëve mendojnë se Veliaj është fake, mashtrues dhe i korruptuar. Nuk ka nevojë për këto dy shembuj që të nxjerrim se Veliaj gënjen. Veliaj gënjen kur nxirrte në media se ishte duke kontrolluar punimet e shkollave kur ishte jashtë shtetit, me pushime, në plazh, të gjitha gënjeshtrat me radhë. Tirana në thelb ka nevojë për një administrator tek i cili njerëzit kanë besim, është çështje besimi. Qytetarët vendosin në bazë të besimit. Besimi te Veliaj ka rënë përfundimisht dhe njerëzit duan diçka të re. Belindi i ka bindur me propozimet e tij, janë angazhime më shumë, jo premtime. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco