SYRI TV/ Veliaj mburret me shkollat shtetërore, por djalin e çon në shkollë private - paguan mbi 6 mijë euro në vit!

17:38, 09/05/2023
A+ Aa A-

Jo vetëm që 40 shkolla në kryeqytet nuk janë ndërtuar, siç pretendon Erion Veliaj, por edhe ato ekzistueset janë të padenja dhe të pabesueshme edhe për vetë kryebashkiakun e Tiranës. Ndërsa flet për investime të mëdha, Veliaj nuk u ka besuar shkollave publike të Tiranës fëmijën e tij dhe e ka çuar në institucion privat me një tarifë prej 6100 euro në vit

SYRI TV

Erion Veliaj e cilëson si krenari ndërtimin e 40 shkollave, edhe pse kjo propagandë u rrëzua.

Por ndërsa i cilëson krenari rritjen e cilësisë në shkollat dhe kopshtet e Tiranës, Veliaj fëmijën e tij ka zgjedhur të mos e çojë në këto shkolla, por në një institucion arsimor privat.

Për shkak të cilësisë së arsimit në kryeqytet dhe gjendjes së shkollave që vijojnë me turne, Veliaj ka dërguar fëmijën e tij në institucionin privat të arsimit 'Montessori Tirana', ku paguan një tarifë prej 6100 eurosh pa llogaritur këtu koston e transportit, e cila është 100 euro për çdo muaj.

Por ndërsa për Erion Veliajn kjo kosto për arsim cilësor mund të jetë e përballueshme, për pjesën më të madhe të familjeve në kryeqytet është e pamundur, ndaj detyrohen t'i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat me turne të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Direkt n riedukim09/05/2023 19:42

6100 Euro në vit? Kushtoka më shumë se një vie universitet privat! Bosat e Shqipërisë me paratë e popullit.

Direkt n riedukim09/05/2023 19:40

Djali i Veliajt? S'ka mundësi! Bëjini testin e ADN, s'do jetë i tijë!

Shto koment

Denonco