'Ulje e tarifës së ujit'/ Belind Këlliçi në Zall Bastar prezanton prioritetet e programit për Tiranën

13:59, 09/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijoi turin e takimeve me banorë të zonave rurale ku prezantoi programin e tij dhe kërkoi votën e banorëve, për të bërë realitet këtë program pas datës 14 maj. Gjatë takimit me banorët e fshatit Zall Bastar, Belind Këlliçi premtoi se do të rishikojë tarifat e ujit të pijshëm, të cilat u rritën me 44% nga Erion Veliaj. Këlliçi tha se rishikimi do të bëhet për të ulur tarifat e ujit për qytetarët. 
 
Ajo që ju premtoj është se do rishikoj tarifën. Çmimi i ujit është rritur me 44%. Ky ka bërë 126 tendera të UKT-ja, këta që ndërtojnë hotele nga 15 milionë euro, që kanë drejtuar UKT-n, që në vend që t`i shërbenin qytetit, marrin paret vetë dhe bëjnë hotel, kanë bërë 126 tendera, të cilat pjesa dërrmuese janë vjedhur, janë abuzuar. Dhe unë të japë fjalën që do rishikojë tarifën për ta ulur, po për t`jua bërë falas nuk të gënjejë dot. Autobusin falas siç kam thënë e bëjë, çfarë bëj e premtoj, çfarë nuk e bëj dot nuk e premtoj dot” - tha Këlliçi.
 
Fshatrat e Tiranës, janë sot ndër zonat që vuajnë koston më të madhe për shpenzime transporti, për shkak të çmimit të shtrenjtë të biletës. Belind Këlliçi tha se pas 14 majit, të gjithë fshatrat e Tiranës, do ta kenë falas autobusin për të ardhur në kryeqytet. 

E kam programin me këmbë në tokë të prekshëm, duke filluar nga autobusi pa pagesë. 120 lekë e keni pagesën ju? Mbas 14 majit do ta keni zero. Zero, një minutë se po them për ju, në Shëngjergj është 2000, Vilza është 2000, shkalla është 1500. Prandaj janë tmerruar këta se kam premtuar unë autobusin papagesë. Do t`i njoftosh që të gjithë në Mal Vilzë, pa lekë pas 14 majit. Pa lekë do të jetë autobusi. Për t`i ndihmuar ata banorë, për t`i ndihmuar këta qytetarë të Tiranës kudo ku janë. Këtu në Zall Bastar, në Zall Herr, në Dajt, në Vaqarr, në Pezë, në Ndroq, në Baldushk, Vishnje, Petrelë, Krrabë, Shëngjergj, Kashar, Yrshek, Mzez, Fushë Mzez, kudo do të jetë pa pagesë” - u shpreh Këlliçi.
 
Për Zall Bastarin, Belind Këlliçi premtoi edhe investime në infrastrukturë. 

“Premtimi tjetër që kam specifik për Zall Bastarin, ajo rruga që na sjell deri këtu në fillimin, që sot nuk na e la me e fut autobusin, do të zgjerohet, do të investohet dhe do të bëhet rrugë e denj për Zall Bastarin, këtë fshat të mrekullueshëm, që pas 14 majit ju të ikni e të vini me autobus pa pagesë nga Zall Bastari” - u shpreh ai.
 
Një tjetër angazhim është ai për 7 milionë euro për subvencione për fermerët si dhe për ngritjen e 15 tregjeve për shitjen e prodhimeve bujqësore të fermerëve të Tiranës. 

“Fermerët do të marrin 7 milionë euro në vit subvencione, padiskutim do të kemi 3 milionë euro në vit ndihmë për kreditë për huamarrje, që duhet ndihmë për ata që duan të marrin hua dhe që nuk ia dalin dot. Do të kemi për bizneset e reja, për fermerët që duan të hapin një biznes të ri për bazë materiale, që nuk I kanë mundësitë, që nuk i kanë lekët, do t`i japim 10 mijë euro të gjithëve. Do të hapim 15 tregje të gjelbërta. Çfarë domethënë kjo? Në çdo njësi të Tiranës ne do të bëjmë nga një treg me produkte të fshtatit, me produkte bio “Made in Tirana”, të prodhura në Tiranë” - tha Këlliçi. 
 
Riparimet e banesave dhe avllive në zonat rurale dhe jo vetëm, nuk do të kenë më pas policinë bashkiake për t`i gjobitur. 

“Që për të gjithë ata që kanë nevojë, që të riparojnë shtëpiat e tyre, që të bëjnë punime të brendshme në shpiat e tyre, kjo pas 14 majit do të jetë një formalitet. Të guxojë një policë bashkiak, një i vetëm, të vij t`ju bezdis, t`ju gjobisë padrejtësisht t`ju kërkojë para, korrupsion, jam unë më i poshtëri në botë nëse nuk e shkarkoj brenda 24 sekondash. Jo më ta lë aty, t`ju marri paret juve dhe të mi bi mua në zyrë. 24 sekonda nuk do të jetë në punë dhe do e çojë në kokërr të burgut” - tha Belind Këlliçi.

Nga Zall Bastari, Belind Këlliçi solli në vëmendje për qytetarët drejtorët e bashkisë së Tirnës, të cilët kanë përfituar miliona euro nga tenderat e institucioneve që kanë drejtuar. 

“E dini ju që Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, këta që verifikojnë pronat tuaja, a thu se ju keni bërë saraje të mëdhaja e pallate të mëdhaja kur hapni dritaret e shtëpive tuaja. E dini ju që ky banditi që quhet Mariglen Qato, që është krahu i djathtë i Erion Velisë ka marrë 29 tendera nga bashkia e Tiranës duke qenë vet drejtor! Ka marrë 25 milionë euro, një drejtor I këtij na kushton 25 milionë euro. Po Ben Maloku i Zall Herit, i famshmi që ka bërë 2700 metra pallat, nja pesë kate dhe ai pa leje, në hyrje të “Myslym Shyrit” te “Tregu Çam”, dhe Veliaj tha nuk e kam parë. E dini pse e përmend këtë? Sepse çdo ditë marrë mesazhe për këtë, më thonë që po blenë vota në Kasall, në Tapizë, në Dritas, në Zall Herr, do merremi dhe me atë me të gjithë këta që shkelin ligjin, bashkë me Ermal Kapllanin e Policisë Bashkiake” - tha Këlliçi. 
 
Në këto rrethana, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës, që në 14 të dalin për të votuar masivisht, për të sjellë së bashku ndryshimin. 

“Me shumë përulje, me shumë dashuri dhe duke u parë në kokërr të syrit që të gjithëve, flisni me miqtë tuaj, me shokë, me miq, me të afër, me kushurinj, me fëmijët tuaj, me nipër me mbesa, të dalin dhe të votojnë masivisht në datën 14 maj. Unë e ndiej ndryshimin në çdo cep të Tiranës në qytet dhe në fshat, nuk kam lënë vend pa shkelur, presioni që po i bëhet qytetarëve, por mbi të gjitha presioni që po bëhet në zonat rurale është i jashtëzakonshëm” - tha kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës. Këlliçi u kërkoi qytetarëve gjithashtu të mos intimidohen për votën. 

“Ndaj për këtë aryse, këtu nga Zall Bastari, unë do t`i drejtoj një apel të gjithë atyre që na ndjekin, mbi të gjitha të gjithë banorëve në zonat rurale por dhe administratës së bashkisë së Tiranës që më shkruan çdo ditë. Ju lutem mos u trembni nga data 14 maj nga fleta e votimit që do keni në kuti. Mos u trembni nga ata që ju gënjejnë dhe ju thonë se do ju kontrollojnë votën. Kur të jeni te kutia e votimit, te dhoma e fshehtë, jeni vetëm ju dhe Zoti. është ndërgjegja juaj. Votoni për programin, votoni për katër vitet e ardhshme. Votoni për ato që keni parë, keni dëgjuar, janë dhënë si premtime dhe në bilancin e punëve konkrete” - tha Belind Këlliçi. 
 
Një thirrje, Këlliçi e pati edhe për punonjësit e administratës në bashkinë e Tiranës, duke u bërë thirrje që të mos gënjehen nga premtimi i Erion Veliajt, për rritje pagash, pasi ai është i paligjshëm, pasi nuk e lejon Kodi Zgjedhor të bëhet në këtë periudhë. 

“Mos kujtoni se është e vërtetë që ai ka  hapur këto dy ditët e fundit, se do ju rrisë pagat administratës së bashkisë së Tiranës këtë javë që vjen. është thjeshtë një manovër për t`ju gënjyer, është anti ligjore, nuk mundet ta bëjë dot për shkak të kodit elektoral. Por e dini pse po e bën këtë gjë? Sepse ai e di që unë ditën e hënë, po të vë kutinë e votimit brenda në bashkinë e Tiranës, unë e mund atë edhe me administratën e vetë. As ata nuk e votojnë dot, as ata nuk duan ta votojnë. Dhe duke qenë se i kanë të dhënat se as ata nuk duan ta votojnë janë tashi duke tentuar të gënjejnë punonjësit që do ju rrisim rrogat, do ua rrisi Veliaj dyfish, në mënyrë që të marrin votat në 14 maj” - tha Këlliçi.
 
Belind Këlliçi, reagoi edhe ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që thotë se vota për kandidatin e opozitës, është votë për të shkuar mbrapa. Këlliçi tregoi se Edi Rama ka 25 vjet me pushtet në Shqipëri, duke u shprehur se gjatë këtyre dy dekadave e gjysëm, është sjellë me qytetarët si bandit. 

“Edi Rama thotë, se është hera e parë që po e përmend atë, se nuk e kam garën me atë, as më interson hiç, por po më bën përshtypje. Ai thotë: votoni Belindin shkoni mbrapa, votoni këtë që ka shitur fiq shkoni përpara. Tashi ju them një gjë unë, unë kam qenë 11 vjeç kur Edi Rama u bë ministër kulture. Jam 36 vjeç sot dhe kam prapë Edi Ramën Kryeministër. A e kuptoni ju çfarë bëhet? Unë jam e shkuara ky është e ardhmja!! Kam që 11 vjeç me Edi Ramën, vidh, shkatërro, prish, sillu si bandit, gënje qytetarët, dil me tallava, dhe vazhdoj jam unë e shkuara. E kuptoni, kaq llogjikë bëni njerëzit të gjithë. Ka 25 vjet në pushtet” - tha Belind Këlliçi. 

I pranishëm në takim, ishte dhe kandidati për Këshillin Bashkiak nga radhët e Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari, i cili u shpreh se programi për transport falas, do të ul kostot e jetesës për qytetarët. 

“Sepse sot më shumë se kurrë, transportin publik e vuajnë zona që rrethojnë Tiranën, siç jeni ju, siç është Krraba, siç është Vaqarri, Peza, Ndroqi, Baldushku e gjithë të tjerët. Pse vuajnë? Se kanë gjetur mënyrën më të mirë për të abuzuar me këtë gjë. Ndaj transporti publik falas i Belind Këlliçit, njëherë e përgjithmonë, rritë mundësinë që të uli kostot e larta të jetesës në Tiranë. Ndaj të jemi të bindur që ky plan është një plan ambicioz për t`i kthyer vëmendjen fshatit, për t`ju kthyer vëmendjen tuaj” - u shpreh Brahimllari. 
 
Gjatë bashkëbisedimit me Belind Këlliçin, qytetarët e Zall Bastarit mirëpritën transportin publik falas, teksa u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mbështesin kandidatin e opoiztës për bashkinë  e Tiranës. 

“Të Zall Bastarit i shkon 2000 lekë të vjetra, 200 lekë të reja, dhe atij tjetrit nga 4 i shkon 5 apo 6 sepse janë katër rrugë me autobus. Ky është një premtim bindës, ju e keni marrë parasysh, koston e këtij shërbimi. Kryetari aktual, Z.Veliaj, në datën 14, sigurisht procedurat vazhdojnë 1 muaj ose dy muaj, për mendimin tim duhet të shkojë të mbjelli fiq, jo pemë nëpër Tiranë dhe nëpër Shqipëri. Po të mbjellë fiq të egër në Selitë, se me ato u bë pasanik. Ne vërtet jemi pak, por të mos harrojmë se secili prej nesh ka 3, 4 apo 5 votues në shtëpi. Me këtë rast u bëjë thirrje të gjithë banorëve të zonës, të heqin ato pikëpyetjet që kanë në kokën e tyre, t`i vënë gishtin kokës, që qeveria është për drejtim dhe llogaridhënie”,-tha një qytetar. Ndërsa një tjetër, tregoi sesi ai dhe disa banorë të tjerë, janë gjobitur pse kanë hapur një rrugë privatisht, për të shkuar në pronat e tyre. “Këtu mund të jenë nja 7-8 veta që na ka ardhur Policia të gjithëve, tu na vu gjoba. Pse? Sepse kemi hapur një rrugë e kemi shkuar te parcela kemi marrë domaten. 10 metra është në vijë të drejtë rruga, për 10 metra thotë gjobë, ke shkelur ligjin. Në moment që merresh vesh me policin, të thotë vazhdo bëje, tani se ke shkelur ligjin” - tha banori. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco