SYRI TV/ Gjoni në lagjen ‘Skënderbeg’ e ‘Demokracia’: Do ndalojmë ndotjen nga fabrika e mbetjeve

12:29, 09/05/2023
A+ Aa A-

Do të përdor çdo mekanizëm ligjor për të ndalur ndotjen e fabrikës së përpunimit të mbetjeve shtazore në dy lagjet e Lezhës. Ky është premtimi që ka dhënë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Pashk Gjoni në takimin që ka zhvilluar me banoret e lagjes "Skënderbeg" dhe "Demokracia"

SYRI TV

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni gjatë një takimi në formën e protestës më banorët e lagjes "Skënderbeg" dhe "Demokracia", të cilët preken nga ndotja, ka premtuar se do të përdor çdo mekanizëm ligjor per ndalimin e ndotjes se fabrikës së përpunimit të mbetjeve shtazore

Kjo zonë është bërë e pabanueshme nga ndotja e madhe që krijon fabrika, u shprehen deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj dhe banorët.

Sipas Gjonit, Bashkia Lezhë, AKU dhe ministria e linjës kanë braktisur këta banorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco