Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Paloka: SPAK nuk e ka thirrur kurrë Veliajn për skandalet e rënda, por për 'akuzat' e tij reagoi menjëherë

Paloka: SPAK nuk e ka thirrur kurrë Veliajn për skandalet e rënda, por për 'akuzat' e tij reagoi menjëherë

13:19, 08/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas daljes nga SPAK-u të Erion Veliajt.

Veliaj refuzoi sqarimet për mega-aferën e inceneratorëve dhe braktisi konferencën pasi gënjeu publikisht për kreun e opozitës, Sali Berishën.

MESAZHI I PLOTE

Në SPAK ka dy skandale të rënda ku Velina e bashkisë Tiranë është i akuzuari kryesor; inceneratori inekzistent i Tiranës dhe përgjimet e Ndraghetës ku mafiozët përmendin faktin që kanë lidhje direkte me drejtuesit e bashkisë.

Këto çështje janë prej muajsh nën hetim, megjithatë Velina , i akuzuari kryesor, nuk është thirrur asnjëherë në SPAK.

Ndërkohë për “akuzat” që ngre Velina, SPAK nuk pret të kalojnë as 24 orë…

Çudi e madhe!!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco